24 orët e fundit tronditëse në Shqipëri, 5 viktima dhe dy të plagosur, dita nis me tragjedi

24 orët e fundit në vend kanë pasur një bilanc tragjik me pesë viktima dhe dy të plagosur. Katër persona mbetën të vrarë

Gusht 20, 2024 - 09:40
 0
24 orët e fundit tronditëse në Shqipëri, 5 viktima dhe dy të plagosur, dita nis me tragjedi
Reklamë
Reklamë

24 orët e fundit në vend kanë pasur një bilanc tragjik me pesë viktima dhe dy të plagosur. Katër persona mbetën të vrarë ditën e djeshme, teksa një 68-vjeçar u gjet i vrarë sot në Mirditë.

Polici plagos 45-vjeçarin:

Ditën e djeshme (19 gusht), në orën 14:07 në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, punonjësi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin Lorenc Kosta.

Reklamë
Reklamë

Ngjarja ndodhi pasi autori dyshonte se 45-vjeçari kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Ai qëlloi 6 herë në drejtim të Kostës dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark.

Pasi kreu krimin, polici e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit. Ai nuk është kapur ende, teksa policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tij.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat i bëri thirrje që të dorëzohet, por Goxhara nuk është arrestuar ende.

Amerikani vret bashkëshorten dhe veten:

Mbrëmjen e djeshme një tjetër ngjarje e rëndë do të trondiste kryeqytetin.

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz vrau bashkëshorten e tij, Lilis Sartika Saragih duke e mbytur me litar, dy qentë dhe më pas veten. Ngjarja ndodhi në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.

Në fillim u gjet trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.

53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.

Ndërkohë, para ngjarjes 53-vjeçari kishte shkruar një letër ku përshkruante gjithë veprimet e tij të mëvonshme.

Dy të vrarë në Velipojë:

Por dita e gjatë nuk do të mbyllej me kaq. Dy persona mbetën të vrarë në Velipojë dhe një tjetër u plagos.

Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç u vranë me armë zjarri. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku.

Nga ngjarja ka mbetur dhe një person i plagosur, Zyber Zagradi i cili ka marrë një plumb në këmbë.

22 vjeçari Arsid Hoxha ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33 vjeçari ka marrë tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.

Si ndodhi ngjarja 

Ka qenë ora 21:00 kur Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi janë qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit e identifikuar si Eduart dhe Gëzim Frroku.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por mësohet se si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë në hotelin e dy vëllezërve ku kishte kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier e më pas policia e shpalli në kërkim. Kjo sipas, drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, ka qenë zanafilla e këtij krimi.

Aty pati fillimisht një konflikt më 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Më pas erdhi Ersild Ishmi, 33 vjeçari në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Ishmi hodhi pistoletën, kur pa se erdhi policia dhe u largua nga vendngjarja. Ai ishte arrestuar më 14 korrik dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ngjarja nuk është harruar dhe mesa duket palët janë takuar sot sërish kur ndodhi dhe ngarja tragjike.

Një i vrarë në Mirditë mëngjesin e sotëm:

Dita e sotme (20 gusht 2024) do të niste në vazhdën e tragjedive të djeshme.

68-vjeçarI Frederik Radi u vra me armë zjarri në Mirditë, në banesën e familjes ku qëndronte gjatë verës. Ishte vajza e tij ajo që e gjeti të pajetë dhe më pas njoftoi policinë.

Ai u gjet në dhomën e gjumit, ku dyshohet se është qëlluar nga dritarja.

Disa banorë të fshatit janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.