Masakër në Bosnje-Hercegovinë, tre të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë
Një sulmues hapi zjarr duke vrarë tre persona dhe plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje-Hercegovinës. Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike. Drejtori i shkollës është në mesin e të vrarëve, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga policia në kantonin Una-Sana. Sipas […]
Një sulmues hapi zjarr duke vrarë tre persona dhe plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje-Hercegovinës.
Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
Drejtori i shkollës është në mesin e të vrarëve, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga policia në kantonin Una-Sana.
Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bëjë vetëvrasje. Ai është plagosur rëndë dhe është transferuar në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.
I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most.
/a.r
What's Your Reaction?