Tradhtia shkak për prag krimi në Tiranë/ Zbulohet historia e dashurisë mes policit dhe gruas së tij, gazetari: U njohën 13 vjeç, por…

Një ndër ngjarjet më të rënda të ndodhura përgjatë ditëve të fundit ishte plagosja e drejtorit të Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta nga efektivi Erjon Goxhara. Shkak për këtë ngjarje u bë lidhja jashtëmartesore e bashkëshortes së efektivit me drejtorin e ERE. E teksa sot, Erjon Goxhara iu dorëzua drejtësisë pas 48 orësh në […]

Gusht 22, 2024 - 11:25
 0
Tradhtia shkak për prag krimi në Tiranë/ Zbulohet historia e dashurisë mes policit dhe gruas së tij, gazetari: U njohën 13 vjeç, por…
Reklamë
Reklamë

Një ndër ngjarjet më të rënda të ndodhura përgjatë ditëve të fundit ishte plagosja e drejtorit të Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta nga efektivi Erjon Goxhara.
Shkak për këtë ngjarje u bë lidhja jashtëmartesore e bashkëshortes së efektivit me drejtorin e ERE.
E teksa sot, Erjon Goxhara iu dorëzua drejtësisë pas 48 orësh në arrati, gazetari Dritan Laçi ka rrëfyer historinë e dashurisë së efektivit me bashkëshorten, dashuria e të cilëve ka lindur qysh fëmijë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Laçi tregon se efektivi me bashkëshorten u dashuruan që kur ajo ishte 13-vjeç dhe më pas dy vite më vonë, kur ajo mbushi 15 ata u martuan. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë.
Madje sipas gazetarit Erjon Goxhara kontribuoi edhe në shkollimin e bashkëshortes së tij që ajo të fitonte një diplomë dhe të ishte e aftë për t’iu bashkuar tregut të punës.
Por, fatkeqësisht gjërat mes çiftit filluan të ndryshojnë ndër vite, deri në tradhtinë që ajo i bëri efektivit me drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë.
Postimi i plotë i gazetarit:
Ai ishte dashuruar me te qe kur ajo ishte ne moshen 13 vjecare. Me pas kur ajo mbushi 15 vjec ai kerkoi doren e saj te prinderit dhe keshtu ata u martuan. Nga kjo martese linden 2 femije, te cilet sot jane djali 21 vjec dhe vajza 18 vjece. Duke qene se e kishte marre te vogel dhe pa shkolle, Erjoni vendosi qe te mos ia kufizoje arsimimin.
Keshtu, pasi ajo mbaroi ciklin e mesem, ai vendosi ta regjistroje te Universiteti ‘Vitrina’ dhe ajo te fitoje edhe nje diplome universitare, qe njekohesisht do ti siguronte edhe nje vend pune ne administrate. Por dramatikisht gjerat filluan te ndryshonin nje vit me pare.

Kur Erjonj mesoi se badhkeshortja e tij, vajza qe kishte dashuruar qe ne moshen 13 vjecare, me te cilen sot ka dy femije te rritur, kishte krijuar nje raport jashtemartesor me shefin r saj ne ERE (Enti Rregullator i Energjise).
Kete raport e kishte pranuar edhe vete bashkeshortja e tij dhe kjo kishte krijuar nje trazim te forte ne familjen Goxharaj, saqe dy muaj me pare bashkeshortja e tij kishte lene banesen dhe kishte shkuar te prindetit e saj.
Ndërkohe qe Erjoni i kishte kycur edhe makinen ne gatazh. Tashme pjesa tjeter e historise dihet. Erjon Goxharaj, disa dite me pare ne emer edhe te familjes se shkaterruar, vendosi te qelloje me armen e sherbimit, drejtorin e gruas se tij, me te cilen thuhet se ajo kishte krijuar nje lidhje jashtemartesore.
Ai vendosi ta qelloje te kembet me pese plumba duke e filmuar momentin e renies se tij ne toke. Me siguri per tja cuar kete video gruas se tij, si per ti thene ja ke me tradhtove.

Dhe ndoshta me mendimin per ta lene invalid pasi nje polic i di shume mire anatomine e trupit te njeriut kur duhet te qelloje, ta plagose apo ta eleminoje. Gjithsecili pas ketyre rreshtave mund te gjykoje si te deshiroje. Kjo eshte historia e policit Erjon Goxharaj, qe sot vendosi te dorezohet ne polici pasi plagosi jaranin e se shoqes.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.