Nga raportimi i rremë i të dhënave tek mospagesa e garancive, MIE revokon 10 leje minerare

Të paktën 10 leje minerare janë revokuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj subjekteve që i kanë fituar ato ndër vite për arsye të ndryshme. Në listën e subjekteve të renditura pjesa më e madhe e revokimeve argumentohet me mos pagesën e garancisë financiare të rehabilitimit të mjedisit vitit 2023. Sipas kuadrit ligjor Agjencia […]

Gusht 22, 2024 - 11:25
 0
Nga raportimi i rremë i të dhënave tek mospagesa e garancive, MIE revokon 10 leje minerare
Reklamë
Reklamë

Të paktën 10 leje minerare janë revokuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj subjekteve që i kanë fituar ato ndër vite për arsye të ndryshme.

Në listën e subjekteve të renditura pjesa më e madhe e revokimeve argumentohet me mos pagesën e garancisë financiare të rehabilitimit të mjedisit vitit 2023.

Sipas kuadrit ligjor Agjencia Kombëtare e Burime Natyrore (AKBN), në cilësinë e strukturës përgjegjëse për lejet e shfrytëzimit dhe lejet e kërkim-zbulim-shfrytëzimit, vlerëson planin e rehabilitimit përfundimtar dhe progresiv të mjedisit dhe përcakton vlerën monetare të garancisë financiare të detyrueshme, të përgjithshme e vjetore, për realizimin e planit të rehabilitimit të mjedisit për subjektet minerare. Kjo vlerë përcaktohet në vendimin e Këshillit Teknik të AKBN-së dhe miratohet nga ministri përgjegjës për veprimtarinë minerare.

Reklamë
Reklamë

Zotëruesi i lejes minerare dorëzon në QKB garancinë financiare për realizimin e planit të rehabilitimit të mjedisit për vitin e parë, jo më vonë se 30 ditë nga data e njoftimit të vendimit të miratimit të lejes minerare.

Për vitin e dytë dhe në vazhdim, dokumenti i garancisë financiare vjetore depozitohet në AKBN, në AKM dhe në ministrinë përgjegjëse për veprimtarinë minerare, jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas përfundimit të vitit paraardhës, i cili përllogaritet duke filluar nga data efektive e marrjes së lejes minerare.

Por duket se një pjesë e subjekteve nuk kanë arritur të respektojnë këto kërkesa.

Në një rast tjetër revokimi ka si argumentim faktin që zotëruesi i lejes nuk ka arritur të realizojnë planin minimal të punës që është një nga kushtet që përcaktohet që në fillim kur leja fitohet.

Po kështu MIE ka revokuar një lejë për raportim të të dhënave të rreme sa i takon punës apo prodhimit diçka që në terren duket se ka rezultuar krejt ndryshe dhe çka ka shërbyer si arsye për të shkuar në këtë masë.

Po kështu për një tjetër subjekt leja minerare është revokuar pasi subjekti nuk ka pasur një leje mjedisore aktive që është e nevojshme për të vijuar aktivitetin minerar./N.Maho

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.