Teknologjia nuk ka kufij

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të enjten në një konferencë për shtypin se vitet e fundit Kina zhvilluar hulumtime të përbashkëta shkencore me shumë vende në ujërat e thella detare, duke dhënë kontribut për mbrojtjen e biodiversitetit detar global dhe për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm. Pak ditë […]

Gusht 22, 2024 - 17:55
 0
Teknologjia nuk ka kufij
Reklamë
Reklamë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të enjten në një konferencë për shtypin se vitet e fundit Kina zhvilluar hulumtime të përbashkëta shkencore me shumë vende në ujërat e thella detare, duke dhënë kontribut për mbrojtjen e biodiversitetit detar global dhe për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm.

Pak ditë më parë, ekipi i Ekspeditës Ndërkombëtare të Kërkimeve Shkencore për Paqësorin Perëndimor të vitit 2024 nisi një hetim detar 45-ditor. Një pikë e spikatur këtë herë është që batiskafi me njerëz “Jiaolong” i Kinës mban për herë të parë tetë shkencëtarë të huaj nga pesë kontinente. Lidhur me këtë, zëdhënësja Mao Ning u shpreh:

“Batiskafi ‘Jiaolong’ pranon shkencëtarë të huaj për pjesëmarrje në hulumtime shkencore, sonda ‘Chang’e-6’ mbart një ngarkesë ndërkombëtare për eksplorimin e Hënës, stacioni hapësinor ‘Tiangong’ ka shpallur se mirëpret kozmonautët e huaj … Të tëra këto janë praktika të zhvillimit të përbashkët dhe të ndarjes së rezultateve midis Kinës e vendeve të ndryshme në fushën tekniko-shkencore. Kina ka vendosur marrëdhënie të bashkëpunimit tekniko-shkencor me mbi 160 vende e rajone dhe ka nënshkruar 118 marrëveshje ndërqeveritare të bashkëpunimit tekniko-shkencor. Kina paraqiti gjithashtu ‘Nismën për bashkëpunimin tekniko-shkencor ndërkombëtar’ për të kërkuar së bashku me palët e ndryshme modelin e ri të bashkëpunimit tekniko-shkencor global me përfitime të përbashkëta. Teknologjia nuk ka kufij dhe Kina do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me palët e ndryshme për të promovuar zhvillimin e përbashkët të vendeve të ndryshme, duke i sjellë përfitime mbarë njerëzimit.”

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.