“Për’puthen” po vjen, audicionet vijojnë! Megi Pojani zbulon pak nga konkurrentët e tij: Disa prej tyre më thonë…

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve. “Më pëlqen kur pritshmëritë janë shumë të larta, sepse e di që do i […]

Gusht 23, 2024 - 16:05
 0
“Për’puthen” po vjen, audicionet vijojnë! Megi Pojani zbulon pak nga konkurrentët e tij: Disa prej tyre më thonë…
Reklamë
Reklamë

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

“Më pëlqen kur pritshmëritë janë shumë të larta, sepse e di që do i përmbushin pa asnjë diskutim, por edhe do i tejkalojmë. Përputhen të ndihmon vetë nga koncepti që ka, fakti që ne punojmë me djem e vajza të reja, që në thelb kanë dashurinë, flirtin, njohjen, tensionin. Kjo e bën punën tonë edhe më të bukur. Duke qenë se janë njerëz që nuk e njohin ekranin dhe ne i shohim në të gjitha dimensionet e veta”, u shpreh moderatorja Megi Pojani.

Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Gjatë audicioneve kandidatët që konkurrojnë për të gjetur dashurinë janë dukshëm në garë të fortë për të qënë ata të përzgjedhurit. Produksioni nga ana tjetër po studion larmishmërinë e karaktereve për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…

“Ne po i ndjekim të gjithë audicionet nga afër, pra jemi i gjithë grupi bashkë me autoren Eralda Kenaj. Kemi prurje shumë të mira. Janë shumë simpatikë, e dinë çfarë duan, pse kanë ardhur. Kjo nuk është e zakonshme për Përputhen, pasi ka pasur raste që vinin e thonin “se di pse kam ardhur, por dua ta bëj”. Në fakt, këtë vit kemi të bëjmë me elementë shumë të mirë që duan të njohin njerëz të rinj, e mbi të gjitha e dinë çtë kërkojnë te partnerja/i potencial”, tha moderatorja.

Produksioni ‘Përputhen’ nuk ka pushuar nga puna për të siguruar një sezon të ri spektakolar të një prej emisioneve më të dashura për familjet shqiptare, ku priten disa ndryshime, po për momentin prioritet janë audicionet… një ftesë ka edhe për ty.

Reklamë
Reklamë

“Audicionet do të vazhdojnë por jo edhe për shumë kohë… Prandaj, e rëndësishme është që nga momenti që njerëzit ta shohin në ekran të aplikojnë. Është vajza, djali, nipi, mbesa, ti vetë që po e shikon; të vijnë në audicion para nisjes së programit”, shtoi Megi Pojani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.