Përparësi Rruga e Ndroqit, në dy vitet që vijnë do ndërtohen 13 akse rrugore dhe 3 hekurudha

Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë, bashkë me rehabilitim e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar dhe zgjerimin e segmentit “Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit” … Janë këto disa nga projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë në dy vitet në vijim. Me një vlerë që tejkalon shumën e 500 milionë eurove, veprat e […]

Gusht 23, 2024 - 17:50
 0
Përparësi Rruga e Ndroqit, në dy vitet që vijnë do ndërtohen 13 akse rrugore dhe 3 hekurudha
Reklamë
Reklamë

Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë, bashkë me rehabilitim e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar dhe zgjerimin e segmentit “Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit” … Janë këto disa nga projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë në dy vitet në vijim.

Me një vlerë që tejkalon shumën e 500 milionë eurove, veprat e tjera infrastrukturore që pritet të financohen përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës në korridorin Adriatiko-Jonian apo aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Deri në fund të vitit 2027 pritet të nisa puna edhe për akset Mamaliaj-Ura e Subashit; Bushtricë-Pika Doganore Poçem-Memaliaj; Muriqan-Balldren, Elbasan-Lekaj dhe Bypass-i i Sarandës.

Reklamë
Reklamë

Pas garantimi të financimit, në dy vitet e ardhme prite të nisë ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës-Prishtinë, Rrogozhinë-Pogradec dhe Vorë-Hani i Hotit. Te kjo e fundit pritet përmbylla edhe e elektrifikimit.

Brenda këtij viti pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban.

Aksi rrugor me gjatësi prej 58 kilometrash që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës pritet të kushtojë mbi 4.1 miliardë lekë. Për lotin e parë të punimeve janë venë në dispozicion pak më shumë se 1.9 miliardë lekë, ndërsa për atë të dytë gati 2.3 miliardë lekë.

Akset rrugore, punimet për ndërtimin e së cilave planifikohet të zgjasin mbi dy vite i shërbejnë si qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe turistëve të huaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.