Presidenti izraelit: Sulmet kundër Hezbollah tregojnë të drejtën tonë për tu mbrojtur

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se sulmet izraelite në Liban herët të dielën pasqyrojnë të drejtën tonë për të mbrojtur veten. “Veprimi vendimtar

Gusht 25, 2024 - 14:40
 0
Presidenti izraelit: Sulmet kundër Hezbollah tregojnë të drejtën tonë për tu mbrojtur
Reklamë
Reklamë

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se sulmet izraelite në Liban herët të dielën pasqyrojnë të drejtën tonë për të mbrojtur veten.

“Veprimi vendimtar që dëshmuam herët këtë mëngjes pasqyron të drejtën dhe detyrën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij kundër kërcënimit të terrorizmit,” shkroi Herzog në X.

Ai gjithashtu falënderoi izraelitët që shërbejnë në ushtrinë e vendit.

Reklamë
Reklamë

Ushtria izraelite nisi sulme parandaluese kundër objektivave terroriste në Liban, pasi pretendoi se kishte marrë informacione se Hezbollah po përgatitej për të lëshuar raketa në drejtim të territorit izraelit.

Grupi militant islamik i quajti akuzat “të pabaza”.

Hezbollah u kundërpërgjigj, duke thënë se ishte faza e parë e luftës së tij ndaj Izraelit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.