A po shantazhon vërtet “Kurum”-i, apo po bëhet gati të ikë?

Nga Mero Baze Paralelisht me lajmet rreth skandalit të mbetjeve të mundshme toksike eksportuar drejt Tajlandës, me origjinë nga kompania “Kurum”, kompania njoftoi se do të pushojë 500 punëtorë për shkak të remontit të furrnaltave. Deputeti Erion Braçe e konsideroi këtë si një shantazh të kompanisë nën hetim ndaj qeverisë, duke kërcënuar me shtimin e […]

Gusht 26, 2024 - 08:55
 0
A po shantazhon vërtet “Kurum”-i, apo po bëhet gati të ikë?
Reklamë
Reklamë

Nga Mero Baze

Paralelisht me lajmet rreth skandalit të mbetjeve të mundshme toksike eksportuar drejt Tajlandës, me origjinë nga kompania “Kurum”, kompania njoftoi se do të pushojë 500 punëtorë për shkak të remontit të furrnaltave.
Deputeti Erion Braçe e konsideroi këtë si një shantazh të kompanisë nën hetim ndaj qeverisë, duke kërcënuar me shtimin e të papunëve, por në fakt mund të jetë dhe më shumë se kaq.

Historia e skandalit të mbetjeve toksike, tani është spostuar nga debati publik, pasi opozita ka hall se preket Kurumi”, qeveria ka hall se preken institucione të saj në hallka të ndryshme të marrjes ë vendimeve, dhe të vetmit që bëjnë si “shejtan budallenj janë këto OJQ që nxjerrin një licencë të shoqërisë “Sokolaj” për transport mbetjesh si shenjë që qeveria është e përzier.

Në fakt ai është i vetmi dokument që shpëton qeverinë, dhe duket sikur këta i paguan qeveria në këtë fushatë. Fakti që shoqëria “Sokolaj” ka licencë të transportojë mbetje toksike, por nuk ka kërkuar dhe nuk i ka dhënë askush ndonjë autorizim për eksport të mbetjeve toksike, është fakti më i fortë që shpëton qeverinë.

Reklamë
Reklamë

Formalisht qeveria e konsideron “mall”, atë që është transportuar në bazë të deklaratave të eksportuesve, dhe jo mbetje. Për mbetjet duhet autorizim për çdo ngarkesë. Dhe së paku nga 2020 nuk ka asnjë autorizim.
Por problemi që mund të lindë me “Kurum” nëse vërtetohet se ato nuk janë dhera por mbetje toksike, është se çfarë ka bërë kjo kompani këto 20 vite në Shqipëri me këto mbetjet e ngjashme?

Dhe ky është problemi real që ka kjo kompani, por dhe shteti shqiptar.

Hollësirat me letrat që nxjerrin sa për tu dukur sikur po hetojnë janë asgjë para faktit që këto furrnalta për 20 vite kanë prodhuar të njëjtin standard mbetjesh. Ku janë ato?

Kjo pyetje mund të bëjë që “Kurum” të ngrejë plaçkat e të largohet para se t’i ndodhë ndonjë gjëmë më e madhe. Sepse ndryshe nga ne, ata e dinë çfarë kanë bërë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.