Unë punoj në një agjenci funerali. Ato që s’dini për shtëpinë e të vdekurve!

Nga Huffington Post Sara, është pronare e një agjencie funerali në Venecia, Kaliforni. Ajo kishte nevojë për një asistent të ri, pasi punëtori tjetër u largua (si shumë të tjerë), për shkak të makthit. Pyetjet e intervistës mbase nuk mund t’ju duken të zakonshme, por për një agjenci funerali janë këto: “A mund të qepësh?, […]

Gusht 27, 2024 - 10:40
 0
Unë punoj në një agjenci funerali. Ato që s’dini për shtëpinë e të vdekurve!
Reklamë
Reklamë

Nga Huffington Post

Sara, është pronare e një agjencie funerali në Venecia, Kaliforni. Ajo kishte nevojë për një asistent të ri, pasi punëtori tjetër u largua (si shumë të tjerë), për shkak të makthit. Pyetjet e intervistës mbase nuk mund t’ju duken të zakonshme, por për një agjenci funerali janë këto:

“A mund të qepësh?, e pyet punëdhënësja.

Reklamë
Reklamë

“Pak, më ka mësuar dikur gjyshja”.

“Bukur. A mund të qepësh një…. kafkë?

“Do ta provoj”.

Të punosh në një agjenci funerali do të thotë të kesh një mijë aftësi. Imagjinoni, çfarë fjalësh do të duhet t’i thoni nënës e cila mban në duar, për herë të fundit në jetë, fëmijën e saj?

“Është një punë e rëndë psikologjikisht. Jam e kujdesshme, sidomos kur i jap makinës. Sepse e di mirë ku do të përfundoj. Kur shoh dikë në ëndërr, është e pamundur të mos e mendoj atë të vdekur. Mendimet rrotullohen rreth këtij procesi të jetës.”, shprehet punëmarrësja.

Ajo kishte punuar për një kohë të gjatë në agjencinë e funeraleve, dhe tani e ndjente veten pjesë të ‘industrisë së vdekjes’ siç e quan ajo. Kështu që u punësua te Sara.

“Është një punë që nuk ka orar. Ajo ishte pjesë e disa proceseve në këtë agjenci. Në Kaliforni, trupi i njeriu pas vdekjes digjet. Ndaj ajo ishte pjesë e dhomës së krematoriumit. Orët e punës janë të gjata. Shefja është në telefon 24 orë në 365 ditë të vitit. Askush nuk të zëvendëson dot nëse shkon me pushime. Nëse nuk i përgjigjes telefonatës në orën 03:00 të mëngjesit, ke humbur goxha para. Nuk ka kohë, sekondat në një agjenci funerali janë të rëndësishme. Njerëzit nuk mund të presin. Ne duhet të vendosim datat, emrin, vendndodhjen, dhe një sërë detajesh.

A ka kënaqësi kjo punë? Hm, mbase, kur njerëzit të falënderojnë dhe thonë se kjo do të ishte shumë e vështirë pa ne”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.