Shpërthen goma e avionit, raportohet për dy të vdekur dhe një të plagosur
Dy punonjës të Delta Airlines u vranë dhe një tjetër u plagos, pasi një gomë avioni shpërtheu gjatë procesit të ndërrimit të saj, në aeroportin e Atlantës. Njëri nga të vdekurit dhe i plagosuri ishin punonjës të linjës ajrore, ndërsa i ndjeri tjetër ishte nënkontraktor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës teksa punëtorët po […]
Dy punonjës të Delta Airlines u vranë dhe një tjetër u plagos, pasi një gomë avioni shpërtheu gjatë procesit të ndërrimit të saj, në aeroportin e Atlantës.
Njëri nga të vdekurit dhe i plagosuri ishin punonjës të linjës ajrore, ndërsa i ndjeri tjetër ishte nënkontraktor.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës teksa punëtorët po hiqnin gomën. Sipas mediave të huaja, avioni kishte udhëtuar nga Las Vegas në Atlanta të dielën në mbrëmje.
Një zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson konfirmoi se incidenti ndodhi në objektet e Delta Airlines, ndërsa theksuan se asnjë fluturim tjetër i aeroportit nuk u prek.
Sindikata IAM konfirmoi incidentin tragjik dhe u bën thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë për rrethanat.
/a.r
What's Your Reaction?