Donte të flirtonte me zjarrfikësit, dënohet piromania e çuditshme në Greqi

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një 44 vjeçare në Tripoli të Greqisë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve. Gruaja dyshohet se ndezi dy zjarre në ditët e fundit, të cilët dolën nga kontrolli dhe dogjën një sipërfaqe të konsiderueshme […]

Gusht 27, 2024 - 22:10
 0
Donte të flirtonte me zjarrfikësit, dënohet piromania e çuditshme në Greqi
Reklamë
Reklamë

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një 44 vjeçare në Tripoli të Greqisë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve.

Gruaja dyshohet se ndezi dy zjarre në ditët e fundit, të cilët dolën nga kontrolli dhe dogjën një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, por rrezikuan dhe banesat pranë.

Por ajo që e bën të veçantë këtë histori është që gjatë marrjes në pyetje gruaja e ka pranuar se i ka ndezur zjarret me qëllimin e vetëm që të vinin zjarrfikësit, pasi siç tha ajo kishte shumë dëshirë që të flirtonte me ta.

Reklamë
Reklamë

Kjo gjë i ka çuditur autoritetet të cilët kanë ngritur akuzat për 44-vjeçaren që tashmë rrezikon një dënim të rëndë, por edhe gjobë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.