Ana e errët e Telegram, platforma konsiderohet tërheqëse për të kryer aktivitete të paligjshme

Aplikacioni i mesazheve Telegram është vënë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Pavel Durov, themeluesit ruso-francez të kësaj platforme. Miliarderi 39-vjeçar u arrestua më 24 gusht në Paris pas kërkesës së një njësie speciale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Francës, e cila merret me hetimin e krimeve kundër të miturve. […]

Gusht 28, 2024 - 10:10
 0
Ana e errët e Telegram, platforma konsiderohet tërheqëse për të kryer aktivitete të paligjshme
Reklamë
Reklamë

Aplikacioni i mesazheve Telegram është vënë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Pavel Durov, themeluesit ruso-francez të kësaj platforme. Miliarderi 39-vjeçar u arrestua më 24 gusht në Paris pas kërkesës së një njësie speciale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Francës, e cila merret me hetimin e krimeve kundër të miturve.

Telegrami u themelua nga Durovi dhe vëllai i tij në vitin 2013 pas shtypjes së protestave masive prodemokracisë nga qeveria ruse në fund të vitit 2011. Një prej avantazheve që ka Telegrami është kodimi i mesazheve dhe anonimiteti i përdoruesve. Në grupe komunikimi, numri i telefonit të përdoruesve nuk është i dukshëm.

Aktualisht kjo platfomë ka rreth një miliard përdorues, shumica prej tyre janë në Rusi, Ukrainë dhe ish-republikat e tjera sovjetike. Telegrami është platforma e tretë më e madhe e komunikimit në botë pas WhatsAppit dhe Messengerit. Ky aplikacion është parë si mjet që mund të shfrytëzohet nga të shtypurit.

Reklamë
Reklamë

Në vitin 2018,  Rusia bllokoi Telegramin pasi Durov refuzoi të zbatonte një urdhër të gjykatës për t’i dhënë shërbimeve të sigurisë shtetërore akses në mesazhet e koduara të përdoruesve të tij. Urdhri i ndalimit asokohe shkaktoi protesta masive në Moskë, por ai vendim u anulua në vitin 2021.

Gjatë protestave në Bjellorusi në vitin 2020, Telegrami ishte kyç për organizimin dhe ndarjen e informacionit. Ndërsa në Iran, Telegrami besohet se ka 40 milionë përdorues dhe në vitin 2018 ishte burimi kryesor i informimit teksa protestat antiqeveritare u përhapën në mbarë vendin.

Për shkak të mesazheve të koduara, Telegrami konsiderohet tërheqës për personat që merren me aktivitete të paligjshme, por edhe si një mjet për përhapjen e dezinformimit.

Në vitin 2022, Berlini vendosi një gjobë mbi 5 milionë euro kundër operatorëve të Telegramit për mosrespektim të ligjeve gjermane.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, aplikacioni i mesazheve është përdorur gjithnjë e më shumë nga Kremlini, por edhe nga autoritetet në Kiev.

Popullariteti në rritje i Telegramit ka nxitur nisjen e hetimeve nga disa vende në Europë, përfshirë Francën pas shqetësimeve të sigurisë dhe shkeljeve lidhur me këtë platformë.

Ky aplikacion duke reagur pas arrestimit të shefi të tij ekzekutiv Pavel Durov, u shpreh se Telegrami u përmbahet ligjeve të Bashkimit Europian, përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale dhe se moderimi i tij është brenda standardeve të kësaj industrie.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.