Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH plan për devijimin e trafikut

Në përfundim të sezonit veror turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli së bashku me inxhinierë të ARRSH-së, përfaqësues të bashkisë Tiranë, të Policisë Rrugore përfaqësues të kontraktorëve dhe të supervizorëve të kontratës “Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës”, zhvilluan një takim […]

Gusht 28, 2024 - 18:05
 0
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH plan për devijimin e trafikut
Reklamë
Reklamë

Në përfundim të sezonit veror turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli së bashku me inxhinierë të ARRSH-së, përfaqësues të bashkisë Tiranë, të Policisë Rrugore përfaqësues të kontraktorëve dhe të supervizorëve të kontratës “Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës”, zhvilluan një takim ku diskutuan nga afër planin e devijimit dhe menaxhimit të trafikut.

“Tashmë pas rënies së fluksit turistik në vend, do të merren të gjitha masat që të fillojnë menjëherë punimet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm”, bën të ditur ARRSH. Puna për zgjerimin e autostradës nis në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.