U ndihmuan edhe nga reministancat/ Rekord depozitash në bankat shqiptare për korrikun
Muaji korrik regjistroi rekord në depozitat në valutë në bankat shqiptare, teksa arritën një vlerë totale në 7.6 miliardë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë stoku i kursimeve në euro u rrit me 12% në këtë periudhë të vitit, nga 6.8 miliardë euro në korrik 2023. Janë prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga turizmi, përfitimet nga […]
Muaji korrik regjistroi rekord në depozitat në valutë në bankat shqiptare, teksa arritën një vlerë totale në 7.6 miliardë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë stoku i kursimeve në euro u rrit me 12% në këtë periudhë të vitit, nga 6.8 miliardë euro në korrik 2023.
Janë prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga turizmi, përfitimet nga luhatjet e kursit të këmbimit por dhe norma më të mira interesi të depozitave, të cilat rritën flukset valutore në tregun financiar vendas, veçanërisht ato në monedhën e përbashkët evropiane.
Një rritje shënuan edhe kursimet në monedhën vendase, por me një ecuri më të ulët se ato në euro. Në fund të muajit korrik, stoku i depozitave në lekë arriti në 595 miliardë lekë, me një rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 49 miliardë lekë më shumë, raporton A2.
Të shumtë janë ata qytetarë të cilët preferojnë t’i mbajnë kursimet në lekë. Të ndarë sipas kategorive, pothuajse gjysma e parave në depozita janë të individëve ndërsa pjesa e mbetur janë bizneset, institucionet por dhe entet publike.
Stoku total i depozitave në bankat e vendit tonë arriti në 1.31 trilionë lekë ose 83 miliardë lekë më shumë se 1 vit më parë, shkruan A2. Interesat në rritje krahasuar me fundvitin 2023 kanë bërë që më shumë qytetarë të depozitojnë paratë e tyre.
Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në lekë të individëve në qershor arriti në 2.39% ndërsa për depozitat e reja në euro 1.53%.
What's Your Reaction?