“Forbes Espana”: Shqipëria, ndër të paktat vende me plazhe të qeta

Për shkak të temperaturave të larta dhe valëve të të nxehtit shumë njerëz shkojnë në det duke bërë që shumë plazhe të Mesdheut të jenë të mbipopulluara. Megjithatë, ka ende plazhe pak të populluara për ata turistë që duan plazhe të qeta. Revista e njohur Forbes në versionin spanjoll bazohet në një studim të kompanisë […]

Gusht 30, 2024 - 12:10
 0
“Forbes Espana”: Shqipëria, ndër të paktat vende me plazhe të qeta
Reklamë
Reklamë

Për shkak të temperaturave të larta dhe valëve të të nxehtit shumë njerëz shkojnë në det duke bërë që shumë plazhe të Mesdheut të jenë të mbipopulluara. Megjithatë, ka ende plazhe pak të populluara për ata turistë që duan plazhe të qeta.

Revista e njohur Forbes në versionin spanjoll bazohet në një studim të kompanisë ajrore hungareze Wizz Air, që tregon se cilat janë plazhet më pak të mbushura me turistë në Evropë. Kompania analizoi më shumë se 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre kryesore duke përdorur një llogaritje që përfshin matjen e vijës së plazhit dhe numrin mesatar të vizitorëve ditorë për të kuptuar se sa hapësirë ​​ofron çdo plazh për person.

Studimi thekson se plazhet e qytetit të Durrësit janë më pak të populluara me turistë krahasuar me plazhet e tjera në Shqipëri.

Reklamë
Reklamë

Pavarësisht se është një nga pikat më të njohura turistike në Shqipëri, Durrësi ende konsiderohet një vend me plazhe të qetë. Sipas studimit nga kompania Wizz Air rezulton se çdo vizitor në qytetin e Durrësit ka hapësirën e nevojshme dhe shumë ​​të bollshme që i duhet për të pushuar qetësisht.

Në përfundim revista e njohur Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore për këtë vit për ata udhëtarë që kërkojnë peizazhe më pak të njohura. Vendi ka një natyrë të egër, e cila ia vlen për t’u eksploruar dhe ka edhe shumë çmime të përballueshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.