Ngrihet alarmi pasi tajfuni përmbyt Japoninë, reagojnë autoritetet

Tajfuni Shanshan ka përmbytur sipërfaqe të mëdha të Japonisë me shi të rrëmbyeshëm të premten, duke shkaktuar paralajmërime edhe për rrëshqitje të dheut. Si pasojë, shërbimet e udhëtimit janë pezulluar dhe është mbyllur prodhimi në fabrikat kryesore, raporton Reuters. Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 99 janë lënduar në incidentet e lidhura […]

Gusht 30, 2024 - 17:20
 0
Ngrihet alarmi pasi tajfuni përmbyt Japoninë, reagojnë autoritetet
Reklamë
Reklamë

Tajfuni Shanshan ka përmbytur sipërfaqe të mëdha të Japonisë me shi të rrëmbyeshëm të premten, duke shkaktuar paralajmërime edhe për rrëshqitje të dheut. Si pasojë, shërbimet e udhëtimit janë pezulluar dhe është mbyllur prodhimi në fabrikat kryesore, raporton Reuters.

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 99 janë lënduar në incidentet e lidhura me stuhinë ditët e fundit, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive.

Në rajonin jugperëndimor Kyushu, ndodhi stuhia që autoritetet thonë se mund të jetë një nga më të fortat që ka goditur ndonjëherë rajonin.

Reklamë
Reklamë

Rreth 250 mijë familje në shtatë prefektura ishin pa energji elektrike në Kyushu të enjten, sipas Kyushu Electric Power Co., por për shumë prej tyre më vonë energjia ishte rikthyer.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.