Zbulohen 20 specie të reja në ‘malin’ e fundit të oqeanit Paqësor
Një ekspeditë e re në thellësitë e hendekut detar Nazca në oqeanin Paqësor, ka zbuluar ato që u quajtën ‘bretkosa deti’, spageti fluturues apo oktapodë Kasper. Uji mbulon më shumë se 70 përqind të sipërfaqes së tokës nga e cila më shumë se 90 % e oqeaneve janë të paeksploruar. Prandaj studiuesit zbritën në Hendekun […]
Një ekspeditë e re në thellësitë e hendekut detar Nazca në oqeanin Paqësor, ka zbuluar ato që u quajtën ‘bretkosa deti’, spageti fluturues apo oktapodë Kasper.
Uji mbulon më shumë se 70 përqind të sipërfaqes së tokës nga e cila më shumë se 90 % e oqeaneve janë të paeksploruar.
Prandaj studiuesit zbritën në Hendekun Nazca ku thanë se zbuluan një mal nënujor me shumë specie të reja, të gjalla rreth tij.
Pamjet e rralla të sjella nga nëndetëset e telekomanduara tregonin për speciet e çuditshme që jetonin në zonën e thellë, rreth 1000 km larg brigjeve të Kilit.
Me anë të robotëve studiuesit krijuan një hartë të malit nënujor dhe filmuan kopshtet korale ku jetonin organizmat e pazakonta të kallamarëve, gaforreve, yjeve detare dhe kërrminjve të thellësive.
Kjo ishte ekspedita e tretë për këtë vit në rajon, teksa dy të parat dokumentuar rreth 150 specie të reja.
What's Your Reaction?