“E mbajta në krahë….”/ Krisje në marrëdhënien mes Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit? Zbulohet e vërteta

Çifti i njohur i showbizit Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marrëdhënies së tyre. Një story e bërë së fundmi nga reperi Ghetto Geasy ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të […]

Gusht 31, 2024 - 10:45
 0
“E mbajta në krahë….”/ Krisje në marrëdhënien mes Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit? Zbulohet e vërteta
Reklamë
Reklamë

Çifti i njohur i showbizit Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marrëdhënies së tyre. Një story e bërë së fundmi nga reperi Ghetto Geasy ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.

“E mbajta në krahë tërë ditën/edhe zemër i dhashë “mbahu”/Të nesërmen në fshat kur arritëm/ u tha të tjerëve: “Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë. Kaq ka mjaftuar që dyshimet të ngrihen se mes tij dhe Marinës diçka nuk shkon. Po të vësh re në profilet e tyre në Instagram, prej kohësh mungojnë fotot e tyre si çift.

Ndërkohë, kujtojmë që Marina këtë kohë është parë më së shumti nën shoqërinë e motrës së saj, Luana Vjollcës dhe së bashku kaluan dhe pushime në Jalë. Mirëpo reperi ka vendosur t’u jap fund këtyre aludimeve. Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marinës, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjen. Krahas videos ai shkruan:

Reklamë
Reklamë

“Video nga Marget” ndërkohë që përreth shihet çifti, i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku. Kujtojmë që dyshja e njohur e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën e tyre. Vetë Marina shihet shpesh në projekte të ndryshme televizive si moderatore. Së fundmi ajo prezantoi emisionin “Kampionët” gjatë Kampionatit të Euro2024.

Ndërsa Getoar Selimi vazhdon me projektet e tij muzikore, bashkëpunimi i tij i fundit ishte me Xhensila Myrtezajn. Dyshja sollën bashkë këngën “Vaj, vaj” e cila numëron shumë klikime. Në fakt, ky çift ka pasur një histori të trazuar, ndonëse për shumë vite janë bashkë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se të shpeshta kanë qenë problemet mes tyre, por me ardhjen e vajzës, kjo histori është stabilizuar, duke bërë që çifti të fokusohet tek rritja sa më e mirë e Marget.

Ndryshe nga motra e saj, Luana që i ka dhënë fund historisë 8-vjeçare me Krenar Çoçaj, Marina dhe Getoari kanë ditur ta ruajnë martesën e tyre. Shkak për këto thashetheme të ditëve të fundit, duket se kanë qenë debatet e çiftit, por që gjithçka i është rikthyer normalitetit dhe Marina e Getoari janë ende bashkë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.