U dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti, QSUT: Gjendja e 31-vjeçares e qëndrueshme

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e klinikës së djegie plastikës në QSUT. Zyra e Shtypit i tha RTSH-së se gjendja e 31-vjeçares është e qëndrueshme, pa ndonjë ecuri më shumë përkeqësuese nga një ditë më parë. […]

Shtator 1, 2024 - 19:00
 0
U dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti, QSUT: Gjendja e 31-vjeçares e qëndrueshme
Reklamë
Reklamë

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e klinikës së djegie plastikës në QSUT.

Zyra e Shtypit i tha RTSH-së se gjendja e 31-vjeçares është e qëndrueshme, pa ndonjë ecuri më shumë përkeqësuese nga një ditë më parë.

Sipas komunikimit me mjeken roje dr.Senera Hoxhën, e reja ka djegie në 35 përqind të trupit, të shpërndara në disa pjesë si fytyrë, qafë dhe gjymtyrë, por jo shumë të thella dhe kjo është e rëndësishme.

Reklamë
Reklamë

Sipas mjekëve të QSUT ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Ngjarja e rëndë u shënua dje në qytetin e Korçës ku Melisa u spërkat nga bashkëshorti me benzinë dhe i vuri flakën për motive xhelozie.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.