Mbi 6 mijë raste në javë me infeksione respiratore, grupmoshat më të prekura: të moshuarit dhe fëmijët

Infeksionet respiratore vijojnë të qarkullojnë me intensitet edhe gjatë stinës së verës. Specialistët e ISHP thonë se gjatë një jave, në rang vendi qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6 raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme të shoqëruar me kollë të zgjatur, temperaturë, dhimbje trupi dhe dhimbje koke. Adela Vasili, specialist e ISHP: […]

Shtator 1, 2024 - 21:10
 0
Mbi 6 mijë raste në javë me infeksione respiratore, grupmoshat më të prekura: të moshuarit dhe fëmijët
Reklamë
Reklamë

Infeksionet respiratore vijojnë të qarkullojnë me intensitet edhe gjatë stinës së verës. Specialistët e ISHP thonë se gjatë një jave, në rang vendi qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6 raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme të shoqëruar me kollë të zgjatur, temperaturë, dhimbje trupi dhe dhimbje koke.

Adela Vasili, specialist e ISHP: Numri i rasteve me Covid ka qenë i rritur gjatë periudhës së verës dhe kjo ndikon në shtimin e virozave respiratore gjatë kësaj periudhe. Numri total i infeksioneve respiratore të sipërme është afërsisht 6300 raste në javë.

Qarqet e mëdha kanë raportuar edhe numrin më të lartë të rasteve.

Reklamë
Reklamë

Adela Vasili, specialist e ISHP: Në qarkun e Vlorës, të Fierit, të Tiranës gjithashtu apo Durrësit ku dhe numri i rasteve është më i madh, por edhe popullata është më e madhe.

Grupmosha më e prekur është ajo 65 vjeç e lart, si dhe fëmijët. Edhe pse në numër të pakët për shkak të komplikacioneve nga infeksionet respiratore, ka patur edhe shtrime në spital.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.