DETAJE/ Plagosja e dyfishtë në Don Bosko ndodhi në lokalin e quajtur “Tanja Fajon”, për nder të liberalizimit të vizave

Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme  në zonën e Don Boskos në afërsi të xhamisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lokalin Fajon, i cili ka marrë emrin nga eurodeputetja Tanja Fajon e cila mbështeti Shqipërinë për liberalizimin e vizave. Bëhet fjalë 45-vjeçarin Kastriot Elezaj dhe 22-vjeçarin Ronaldo Metushi, të cilët sipas […]

Shtator 3, 2024 - 16:35
 0
DETAJE/ Plagosja e dyfishtë në Don Bosko ndodhi në lokalin e quajtur “Tanja Fajon”, për nder të liberalizimit të vizave
Reklamë
Reklamë

Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme  në zonën e Don Boskos në afërsi të xhamisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lokalin Fajon, i cili ka marrë emrin nga eurodeputetja Tanja Fajon e cila mbështeti Shqipërinë për liberalizimin e vizave. Bëhet fjalë 45-vjeçarin Kastriot Elezaj dhe 22-vjeçarin Ronaldo Metushi, të cilët sipas të dhënave të para nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.

Gazetari i A2 CNN Julian Kasapi i cili ndodhet në vendngjarje raportoi se 45-vjeçarin ka qenë person me precedentë penalë dhe kishte 6 muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

“Një 45-vjecar është plagosur. Nuk mund të themi nëse ka qenë atentat apo konflikt i çastit. 45 vjeçari Kastriot Elezaj është qëlluar me armë zjarri. Ka mbetur i plagosur në këmbë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një-22 vjeçar. Dy të plagosurit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. 22-vjeçari dhe 45-vjeçari nuk kanë lidhje pasi atentati ka qenë në drejtim të 45 vjeçarit që dyshohet me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe kishte 6 muaj që ishte kthyer në Shqipëri. Të dy personat në këto moment janë jashtë rrezikut për jetën”, raportoi Kasapi.

Reklamë
Reklamë

Autorët mendohet se janë larguar me një automjet dhe policia ka ngritur pika kontrolli e postblloqe në dalje të kryeqytetit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.