A do të ulen çmimet e apartamenteve në vend? Banka e Shqipërisë jep vlerësimin e shumëpritur

Banka e Shqipërisë raporton për rritje të besimit në aktivitetin në ndërtim, por nga ana tjetër vlerësohet se çmimet do jenë në rënie. Të dhënat kanë dalë nga analiza e muajit gusht ku edhe industria dhe tregtia kanë rritje. Ndërtimi vazhdon të jetë në krye të rritjes së ekonomisë në vend edhe pse parashikohet rënie […]

Shtator 3, 2024 - 19:35
 0
A do të ulen çmimet e apartamenteve në vend? Banka e Shqipërisë jep vlerësimin e shumëpritur
Reklamë
Reklamë

Banka e Shqipërisë raporton për rritje të besimit në aktivitetin në ndërtim, por nga ana tjetër vlerësohet se çmimet do jenë në rënie. Të dhënat kanë dalë nga analiza e muajit gusht ku edhe industria dhe tregtia kanë rritje.

Ndërtimi vazhdon të jetë në krye të rritjes së ekonomisë në vend edhe pse parashikohet rënie të çmimeve.

Banka e Shqipërisë raporton se në gusht treguesit për besimin në të ardhmen u rrit me një pikë duke qëndruar mbi mesataren historike. Efekte të ndjeshme pozitive ka dhënë dhe tregtia e industria.

Reklamë
Reklamë

Në këtë sektor të fundit besimi ishte 3.4 për qind më I lartë që është shtyrë nga porositë e reja, por sa I përket punësimi pritet një rënie e lehte

Sa i përket ndërtimit u shënua një rritje me 2 për qind, por nga ana tjetër ka një rënie të kontratave të reja për blerje të apartamenteve.

Madje Banka e Shqipërisë vlerëson se pritjet për të ardhmen janë për një rënie të çmimeve

Sa i përket shërbimeve në këtë tre mujor ka një rënie të besimit me 5 pikë përqindje, megjithatë konsiderohet si sektori me shtesën më të lartë në mesataren historike prej 14 pikësh

Rënia në këtë sektor u përcaktua si nga vlerësimet jo optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu dhe nga ato për nivelin aktual të kërkesës.

Besimi në tregti duket se ka efektin më të lartë me 6 pikë në rritje. Bizneset presin rritje të ecurisë së tyre ashtu dhe numër më të lartë të të punësuarve por dhe shtrenjtim të çmimeve

Edhe konsumatorët sipas Bankës së Shqipërisë janë më optimist duke parashikuar më shumë blerje!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.