Samiti i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) për vitin 2024 , mundësi për të rritur nivelin e komunikimit midis Kinës dhe vendeve të Afrikës

Në kuadër të samitit FOCAC , presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me homologët nga vende të ndryshme të Afrikës, duke synuar rritjen e bashkëpunimit e partneritetit strategjik në një nivel më të lartë. Në takimin me homologun e Malavit Lazarus Chakwera, me presidentin e Nigerisë Bola Tinubu dhe të Zimbabves […]

Shtator 3, 2024 - 20:45
 0
Samiti i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) për vitin 2024 , mundësi për të rritur nivelin e komunikimit midis Kinës dhe vendeve të Afrikës
Reklamë
Reklamë

Në kuadër të samitit FOCAC , presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me homologët nga vende të ndryshme të Afrikës, duke synuar rritjen e bashkëpunimit e partneritetit strategjik në një nivel më të lartë.

Në takimin me homologun e Malavit Lazarus Chakwera, me presidentin e Nigerisë Bola Tinubu dhe të Zimbabves Emmerson Mnangagwa , presidenti kinez foli për mundësitë e një komunikimi të ri , për një qasje më efektive në bashkëpunimin e ndërsjelltë midis vendeve.
Samiti i FOCAC është një mundësi që bashkëpunimi Kinë – Afrikë të ridimensionohet , duke i dhënë një shtytje të re ekonomisë e zhvillimit të vendeve afrikane , në dobi të tyre po edhe të zhvillimit global.

Xi theksoi gjatë bisedimeve se vitet e fundit, Kina ka zbatuar një numër të madh projektesh bashkëpunimi shembullore e strategjike. Kina po nxit më tej thellimin gjithëpërfshirës të reformës dhe modernizimin e stilit kinez, gjë që do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e marrdhënieve kino-afrikane . Ai theksoi se duhet të bashkëpunojmë me cilësi të lartë, që të realizojmë modernizimin e tyre përkatës dhe të nxitin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-afrikane.
Presidentët e Malavit, Nigerisë dhe Zimbabves shprehën vullnetin për t’i dhënë një impuls të ri marëdhënieve të vendeve të tyre me Kinën.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.