Kërcënimi ndaj Armand Dukës, lihen në burg 2 të arrestuarit. Detyrim paraqitje për 3 të tjerë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të lërë në burg dy nga pesë personat e arrestuar për kërcënim për shkak të detyrës ndaj presidentit të FSHF, Armand Duka. Seanca e drejtuar nga gjyqtari Paulin Çera ka pranuar kërkesën e prokurorisë Durrës, e cila kërkoi që shtetasit Nazmi Selmani dhe Petrit […]
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të lërë në burg dy nga pesë personat e arrestuar për kërcënim për shkak të detyrës ndaj presidentit të FSHF, Armand Duka.
Seanca e drejtuar nga gjyqtari Paulin Çera ka pranuar kërkesën e prokurorisë Durrës, e cila kërkoi që shtetasit Nazmi Selmani dhe Petrit Selmani të lihen në burg, ndërkohë që Redian Loci, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani, u lanë të lirë.
Prokuroria përfaqësohej në këtë seancë nga prokurori Pali Deçolli. Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë shtetasi Nazmi Selmani, babai i tre futbollistëve dhe president i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, është shprehur se Armand Dukën e ka mik dhe e njeh prej kohësh dhe se nuk e ka kërcënuar.
Më tej ka vazhduar se nuk e kupton pse ai e ka denoncuar në polici për kërcënim pasi njihen dhe kanë bashkëpunim prej vitesh.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin, ndërsa tre të tjerët janë lënë me detyrim paraqitje.
/a.r
What's Your Reaction?