FOTOLAJM/ KFOR “blindon” Urën e Ibrit, forca të shtuara ushtarake
Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të cilat u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit
Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të cilat u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë, janë të përkohshme dhe pjesë e një trajnimi periodik.
Në një deklaratë me shkrim, misioni tha se trajnimi po kryhet “për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.
Pa dhënë më shumë detaje rreth tij, KFOR-i tha se “po e monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës” dhe se “mbetet vigjilent”.
Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë.
Forca të shtuara ka pasur edhe në fundjavën e kaluar, kur misioni ka konfirmuar po ashtu se ka kryer disa trajnime.
Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri. /rel
What's Your Reaction?