Nga pensionet, te rivlerësimi i pronave, ministri Malaj flet mbi nismat që pritet të zbatohen në vijim

Në konferencën e parë për media, ministri i Financave Petrit Malaj tregoi mbi sfidat dhe përparësitë që do të ketë në detyrën e tij. Ndër të tjera ai tha se veç indeksimit dhe bonusit të fund-vitit, të moshuarit mund të marrin edhe diçka më shumë në pensionin e tyre. A2 transmeton se Malaj foli gjithashtu […]

Shtator 4, 2024 - 15:20
 0
Nga pensionet, te rivlerësimi i pronave, ministri Malaj flet mbi nismat që pritet të zbatohen në vijim
Reklamë
Reklamë

Në konferencën e parë për media, ministri i Financave Petrit Malaj tregoi mbi sfidat dhe përparësitë që do të ketë në detyrën e tij. Ndër të tjera ai tha se veç indeksimit dhe bonusit të fund-vitit, të moshuarit mund të marrin edhe diçka më shumë në pensionin e tyre. A2 transmeton se Malaj foli gjithashtu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për profesionet e lira apo nismën për rivlerësimin e pensioneve në masën 3 për qind.

Veç indeksimit dhe bonusit të fund-vitit, të moshuarit në vend mund të marrin edhe diçka më shumë në pensionin e tyre.

“Jemi në diskutime. Jemi në diskutime për të dhënë diçka më tepër për pensionistët. Për mua është një sfidë personale”, citon A2 ministrin e Financave.

Reklamë
Reklamë

Nga konferenca e për media si ministër i Financave, Petrit Malaj bëri një pasqyrë edhe të ecurisë së punës për rishikimin e skemën së pensioneve në vend.

“Një nga çështjet me të cilën po punojmë me ministrinë e Ekonomisë e brenda muajit tetor do të kemi definuar diçka jo vetëm për pensionet port ë gjithë skemës që nuk është në të mirën e saj”, theksoi Malaj, raporton A2.

Teksa foli, mbi sfidat dhe përparësitë e në detyrën e tij, Malaj tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me paratë e atyre që parapaguan këstet e tatim-fitimit pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne si ministri e Financave jemi duke përgatitur një kërkesë gjykatës Kushtetuese që do i kërkojmë çfarë do të bëhet me fondet që kemi mbledhur. Derisa të kemi bërë këtë nuk mund të marrim asnjë vendim”, deklaroi Malaj, shkruan A2.

Teksa konfirmoi se ka nisur puna për rishikimin e buxhetit, Malaj tregoi edhe se çfarë do të ndodhë formulën me atë të cilës i ndahet buxheti bashkive dhe nismës së socialistet Gjylametit për rivlerësim në masën 3% të shit-blerjes së pronave.

“Jemi në kontakt me ministrin Mazniku. Besojmë se do të ketë një rishikim të formulës. Kemi në tavolinë propozimin e Kuvendit për rivlerësim në masën 3 për qind. Shumë shpejt ne do të Shkojmë në Këshill të Ministrave me propozimin tonë mbi këtë normë. Ende nuk mund t’iu them se sa do të jetë”, deklaroi Malaj.

Teksa vlerësoi se ecuria e ekonomisë do të jetë e kënaqshme, ministri i Financave, Petrit Malaj tha se pritshmëritë janë që deri në fund të vitit, niveli i borxhit publik do të shkojë në 58.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.