Tetë vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës, ministri Hasani: Shenjtorja që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka përkujtuar tetë vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezën. Ai shkruan se Nënë Tereza
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka përkujtuar tetë vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezën. Ai shkruan se Nënë Tereza është shenjtorja që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë.
Ministri Hasani thekson se veprat e Nënë Terezës kanë frymëzuar miliona njerëz anëembanë globit.
“Sot kujtojmë 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit ndaj më të dobëtëve, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit”, shkruan ai.
Commemorating 8 years since the canonization of Mother Teresa, the saint who gifted the world an immortal legacy of love, compassion and service to the most vulnerable that inspires millions.
——
Sot kujtojmë 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores që i dha botës… pic.twitter.com/wl2FpJ7dNZ
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 5, 2024
Kjo e enjte (5 shtator) shënon 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.
Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.
Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, emër të cilin e ndërroi në Nënë Tereza, lindi më 1910 nga prindër shqiptarë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?