Gjermani, të shtëna në qendër të Mynihut
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendër të Mynihut, pranë Qendrës së Dokumentacionit për periudhën naziste dhe konsullatës izraelite. Sipas Süddeutsche Zeitung, policia
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendër të Mynihut, pranë Qendrës së Dokumentacionit për periudhën naziste dhe konsullatës izraelite.
Sipas Süddeutsche Zeitung, policia qëlloi një të dyshuar, por ende nuk ka informacione të mëtejshme.
Të njëjtat media raportuan se më herët, sulmuesi i dyshuar kishte qëlluar dy herë në Qendrën e Dokumentacionit. Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Siç raporton gazeta, në zonë janë dëgjuar të shtëna të shumta, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën.
Qendra e Dokumentacionit të Mynihut filloi punën në vitin 2015 dhe ndodhet në vendin e ish-Shtëpisë Kafe, selia e partisë naziste në qytet./vizionplus.tv
What's Your Reaction?