Gomonet në La Manche, “mollë sherri” mes Francës e Anglisë, dy shtetet shkëmbejnë akuza dhe propozime për zgjidhjen e situatës

Në kushtet kur kalimet ilegale ende vazhdojnë drejt Anglisë edhe pas ardhjes së qeverisë së re në Londër, dhe kur kryeministri i ri është më pro-evropian se paraardhësi, tragjedia e fundit në La Mansh ka nxitur shkëmbime akuzash përse emigrantët shkojnë drejt Anglisë. Ndërkohë Francezët kanë ofruar propozime se si të kërkohet azili për ata […]

Shtator 5, 2024 - 16:35
 0
Gomonet në La Manche, “mollë sherri” mes Francës e Anglisë, dy shtetet shkëmbejnë akuza dhe propozime për zgjidhjen e situatës
Reklamë
Reklamë

Në kushtet kur kalimet ilegale ende vazhdojnë drejt Anglisë edhe pas ardhjes së qeverisë së re në Londër, dhe kur kryeministri i ri është më pro-evropian se paraardhësi, tragjedia e fundit në La Mansh ka nxitur shkëmbime akuzash përse emigrantët shkojnë drejt Anglisë.

Ndërkohë Francezët kanë ofruar propozime se si të kërkohet azili për ata që duan të kenë destinacion të fundit Britaninë.

Franca ka bërë thirrje që emigrantëve t`u mundësohet kërkimi i azilit nga brenda territorit të Bashkimit Evropian. Ministri i Brendshëm francez kërkon rrugë të sigurta ligjore drejt Britanisë për emigrantët.

Reklamë
Reklamë

Sipas tij zgjidhja është arritja e një traktati që lejon Britaninë dhe BE-në, jo vetëm Francën dhe Britaninë, për të krijuar një urë lidhje mes kërkesave për azil dhe dhënies së azilit në Britani, përndryshe kalimet me gomone do vazhdojnë thotë zyrtari i lartë francez.

Sipas ministrit të Brendshëm francez, emigrantët tërhiqen nga shkuarja drejt Britanisë pasi ata mund të punojnë pa dokumenta dhe rrallë dëbohen.

Rënia e projektit të Ruandës nuk i ka frenuar trafikantët e qenieve njerëzore. Britania sipas tij paguan vetëm një tretën e asaj e paguajmë ne duke iu referuar 478 milionë stërlinave që ka marrë Franca nga Britania për të frenuar gomonet të cilat vazhdojnë më shumë se vitin e kaluar.

Qeveria britanike duket se nuk do të pranojë propozimin francez të kërkimit të azilit në Francë të atyre që duan të udhëtojnë drejt Anglisë dhe Sir Keir Starmer ka lënë të kuptohet se kërkon një marrëveshje të re të njohur si Marrëveshja e Dublinit që lejon si përpara Brexitit, rikthimin e emigrantëve ilegalë në vendin e parë të sigurt brenda BE-së.

Në fakt, të dyja vendet kanë të drejtë në argumentet apo propozimet e tyre, por derisa ato mbeten propozime, kalimet ilegale vazhdojnë drejt brigjeve angleze ku mbi 21 mijë kanë kaluar këtë vit deri më tani, ndërkohë shtohen edhe numrat e viktimave nga tragjeditë e mbytjes se gomoneve të cilat duket se nuk i frikësojnë ata që e kanë ndarë mendjen për të kaluar La Manshin nga Franca drejt Britanisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.