Rrumbullaku në Ministrinë e Brendshme, Hoxha mbledh ‘kupolën’ e Policisë, priten ndryshime rrënjësore!

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është filmuar teksa po futej në godinën e Ministrisë së Brendshme, ku në orën 10:00 është njoftuar një takim mes ministrit Ervin Hoxha me nivelin drejtues të Policisë së Shtetit në qendër dhe në nivel vendor. Mediat raportuan një ditë më parë se Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga […]

Shtator 6, 2024 - 10:25
 0
Rrumbullaku në Ministrinë e Brendshme, Hoxha mbledh ‘kupolën’ e Policisë, priten ndryshime rrënjësore!
Reklamë
Reklamë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është filmuar teksa po futej në godinën e Ministrisë së Brendshme, ku në orën 10:00 është njoftuar një takim mes ministrit Ervin Hoxha me nivelin drejtues të Policisë së Shtetit në qendër dhe në nivel vendor.

Mediat raportuan një ditë më parë se Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban.

Reklamë
Reklamë

Lajmi konfirmohet nga burime jo zyrtare, sipas të cilave në vend të tij është komanduar zëvendës drejtori aktual, Sokol Bizhga.

Muhamet Rrumbullaku e ka dorëzuar dorëheqjen të mërkurën, në orët e mbrëmjes. Sipas burimeve edhe urdhri për komandim të Sokol Bizhgës në këtë post është bërë po të mërkurën.

Sokol Bizhga më herët deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.

Gjatë takimit të sotëm, ministri Hoxha pritet të bëjë publike dhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo pasi një sërë ngjarjesh kriminale kanë mbetur pa autorë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.