Lajçak: Ura të hapet me konsensus! I dërguari europian kërkon zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja e Ohrit
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë, ku ka nisur takimet me fokus rikthimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë, ku ka nisur takimet me fokus rikthimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Takimin e parë ai e zhvilloi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi me të cilin diskutoi në veçanti për hapjen e urës në Mitrovicë.
“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për qaekullimin e automjeteve. Qëndrimi i BE-ës është i mirënjohur, duhet të hapet, por në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, tha Lajçak.
Diplomati europian, që do të jetë në detyrë deri në janar të vitit të ardhshëm, shtoi se palët duhet të ulin tensionet dhe të zbatojnë detyrimet për të cilat kanë rënë dakort.
“Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe jemi duke punuar në implementim. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe kemi diskutuar edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, si të përshpejtojmë zbatimin. Ka deklarata këtu e atje që nuk ndihmojnë fare. Por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe përtej kësaj, marrëveshja tashmë është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Lajçak.
Shumë shpejt sipas Lajçak, do të ketë një takim mes dy vendeve në kuadër të dialogut, por ai nuk dha një datë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?