Moti i keq shkakton probleme në Itali, rrugët kthehen në lumenjë
Moti i keq që ka përfshirë prej ditësh Italinë, ka sjellë shumë problem në disa zona të vendit. Sipas mediave të huaja, kryesisht
Moti i keq që ka përfshirë prej ditësh Italinë, ka sjellë shumë problem në disa zona të vendit.
Sipas mediave të huaja, kryesisht në Milano, rrugët janë kthyer në lumenjë. Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në Milano dhe zonat rreth.
Qarkullimi i mjeteve ishte i pamundur, ku gjithashtu janë anuluar edhe fluturimet.
Torino dhe zona të tëra janë zhytur në ujë nga vërshimi i lumit Orco.
Para pak ditësh është bërë dhe lajmërimi për zhdukjen e një 58-vjeçari, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?