Mish Viçi me Oriz – Sekretet e Përgatitjes për Shijen më të Mirë
Duket si një recetë e thjeshtë por ka dhe kjo truket e saj në përgatitje për të dhënë shijen më të mirë që keni provuar ndonjëherë. Është një recetë tipike shqiptare, e kombinuar në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, por edhe turshi shtëpie etj. AgroWeb.org ju sjell më […] The post Mish Viçi me Oriz – Sekretet e Përgatitjes për Shijen më të Mirë appeared first on AgroWeb.
Duket si një recetë e thjeshtë por ka dhe kjo truket e saj në përgatitje për të dhënë shijen më të mirë që keni provuar ndonjëherë.
Është një recetë tipike shqiptare, e kombinuar në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, por edhe turshi shtëpie etj.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë hapat që duhet të puergatitjen e kësaj recete në mënyrë speciale.
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë për katër persona)
- 4 thela mish viçi pa kocka
- 2 gota oriz
- 4 gota me lëng mishi (për përgatitjen e pilafit)
- 1 gotë lëng mishi (për salcën e mishit)
- Dy lugë gjelle miell
- Një lugë gjelle salcë (sipas dëshirës)
- Kripë
- Piper i zi
- Majdanoz i freskët
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të vendosni copat e mishit në një tenxhere, hidhni kripë sipas dëshirës dhe mbulojeni me ujë.
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të ziejë derisa mishi të zbutet. Më pas mishin largojeni nga tenxherja dhe lëreni mënjanë.
Ndërkohë, lëngun e mishit kalojeni në një tas të madh dhe më pas, merrni katër gota prej tij (për çdo gotë me oriz duhen dy gota me lëng mishi) dhe hidhini në tenxheren ku zjetë më parë mishin.
Hidhni një lugë vaj ulliri, pak gjalpë të freskët provojeni nëse ka kripë sa duhet dhe vendoseni sërish në zjarr dhe lëreni të ziejë.
Sapo të ketë zierë, shtojmë orizin, dhe me lugën e drurit sigurohemi që kokrrizat të mos ngjiten në fundin e tenxheres.
AgroWeb.org ju këshillon që të mos e përzieni shumë, pasi orizi do të bëhet shumë i butë dhe me lagështirë.
I vendosim tenxheres kapakun, dhe ulim zjarrin.
E lëmë orizin që të ziejë për rreth 18 minuta, më pas do ta largojmë nga zjarri, dhe ashtu në tenxhere do ta lëmë dhe 5 minuta të tjera.
Para se ta shërbeni, me ndihmën e një piruni e përzieni me shumë kujdes. Kështu avulli i tepërt nuk do krijojë lagështirë.
Është e rëndësishme që tenxheres të mos ia hiqni kapakun apo që ta trazoni orizin gjatë kohës që ai është duke zierë.
Nëse pilafi është bërë para se ta shërbeni, hiqeni kapakun dhe në vend të tij vendosni një pecetë kuzhine.
Ajo do të thithë lagështirën dhe do të ruaj që orizi të mos bëhet i butë më shumë seç duhet.
Salca e Mishit
Pasi të keni përgatitur pilafin, merrni një tigan vendoseni në zjarr shtoni aty një lugë të plotë me gjalpë të freskët, sapo të tretet gjalpi shtoni dy lugë miell dhe përziejeni derisa mielli të nisë të zverdhet.
Nëse dëshironi shtoni edhe pak salcë domateje, shtoni pak kripë dhe piper.
Shuajeni masën me një gotë lëng mishi dhe përzjeheni derisa të krijohet një salcë jo shumë e trashë, kaloni aty thelat e mishit që keni zierë dhe kaurdiseni për 1-2 minuta.
Më pas, kur të shërbeni pilafin në mes të tij shtoni thelën e mishit të viçit shoqëruar me pak nga salca e tij.
Sipas dëshirës sipër spërkateni me pak majdanoz të freskët./AgroWeb.org
The post Mish Viçi me Oriz – Sekretet e Përgatitjes për Shijen më të Mirë appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?