EMRAT/ E qëlloi me armë pas një sherri, identifikohet autori i plagosjes në Shkodër
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Golem në Shkodër. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Bepin Kolvata,
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Golem në Shkodër.
Burime për gazetarin e Vizion Plus, Bepin Kolvata, bëjnë me dije se shkak i plagosjes është bërë një sherr mes dy personave.
Të njëjtat burime konfirmojnë se është identifikuar autori i plagosjes i cili është Mario Kroni.
Ai ka qëlluar nga një furgon i bardhë i cili ka qenë në lëvizje.
Ndërkohë i plagosuri Renaldo Kola ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
What's Your Reaction?