SHIFRAT/ Sa paguhen mësuesit në Shqipëri, krahasimi me fqinjët
Me pagën mesatare 950 euro, Shqipëria bëhet këtë periudhë vendi i parë në rajon për trajtimin financiar të mësuesve. Megjithatë, në raport me Bashkimin Europian, pagesat mbeten modeste. Paga mesatare e mësuesve në vendin tonë ka arritur në 950 euro në muaj. Kjo shifër del në deklarimet e Ministres së Arsimit, pas rritjes së fundit […]
Me pagën mesatare 950 euro, Shqipëria bëhet këtë periudhë vendi i parë në rajon për trajtimin financiar të mësuesve. Megjithatë, në raport me Bashkimin Europian, pagesat mbeten modeste.
Paga mesatare e mësuesve në vendin tonë ka arritur në 950 euro në muaj. Kjo shifër del në deklarimet e Ministres së Arsimit, pas rritjes së fundit të pagave në administratën publike në korrik, ku përfituan edhe 31 mijë arsimtarë.
Në terma vjetorë, paga mesatare bruto e një mësuesi mbërrin në 11 400 euro, dhe rritja është 3 herë më e lartë se në vitin 2021, nëse i referohemi studimit të Eurydice për përfitimet e arsimtarëve në Europë, kur pagat varionin sipas vendit nga 4000 deri në 70 000 euro në vit.
Në Kosovë, mësuesit përfitojnë që nga viti 2023, 680 euro. Në Serbi, sistemi i paguan 100 mijë dinarë ose 850 euro me kursin e këmbimit, dhe në Maqedoninë e Veriut, pagesat mesatare shkojnë në 700 euro.
Politikat arsimore të shteteve ndryshojnë, por në vlerësimin financiar, gjatë viteve të fundit, Bullgaria ka bërë revolucion duke e çuar pagën vjetore në 40 mijë euro, me rritje 117% që nga viti 2017.
What's Your Reaction?