Cilat Janë Ushqimet Që Funksionojnë Me Të Vërtetë Kundër Yndyrnave Në Gjak

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa ushqime që rekomandohen. Arrat Arrat mund të ulin kolesterolin e keq me 9 përqind.  Kjo vlen nëse konsumoni 6-7 arra të qëruara 6 […] The post Cilat Janë Ushqimet Që Funksionojnë Me Të Vërtetë Kundër Yndyrnave Në Gjak appeared first on AgroWeb.

Shtator 10, 2024 - 09:45
 0
Cilat Janë Ushqimet Që Funksionojnë Me Të Vërtetë Kundër Yndyrnave Në Gjak
Reklamë
Reklamë

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa ushqime që rekomandohen.

Arrat

Arrat mund të ulin kolesterolin e keq me 9 përqind.  Kjo vlen nëse konsumoni 6-7 arra të qëruara 6 ditë në javë për një muaj.

Reklamë
Reklamë

Hudhra

Hudhra njihet si një prej ushqimeve më të forta kundër baktereve dhe infeksioneve  që përbëjnë rrezik për organizmin.

Por kohët e fundit, hudhra ka fituar reputacionin e një ushqimi të fuqishëm për uljen e kolesterolit në gjak.

A Funksionon Me Të Vërtetë Hudhra Kundër Kolesterolit?

Studimet e fundit mbi këtë çështje të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se hudhra mundet të ulë nivelin e kolesterolit.

Gjetjet e shumicës së studimeve mbi këtë çështje sugjerojnë  se rezultatet më të mira në uljen e kolesterolit arrihen falë konsumit të një gram hudhër në ditë.

Sipas tyre, konsumi i hudhrës ul nivelin e kolesterolit të plotë dhe të triglicerideve me deri në 20 mg/dL.

Por ulja e kolesterolit të keq është modeste dhe niveli i uljes është në varësi të dozës ditore të hudhrës.

Kjo do të thotë që sa më e lartë sasia e konsumuar e hudhrës, aq më i ulur do të jetë kolesteroli.

Kujdes me hudhrën duhet të tregojnë personat me tension të ulët.

Vaji i Ullirit 

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i mbushur me acide yndyrore mono-të-pangopura që parandalojnë aterosklerozën dhe ulin nivelet e kolesterolit.

Shtoni 10 gramë vaj ulliri ekstra të virgjër në ushqimet tuaja ditore dhe do të ndieni ndryshim.

Avokado

Avokadot janë të pasura me acide yndyrore mono-të-pangopura që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe uljen e niveleve të kolesterolit.

Farat e Linit

Farat e linit janë një burim i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe fibër. Ato ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të nivelit të kolesterolit.

Kakaoja Pluhur

Kakaoja pluhur përmban flavanolë të cilët ndihmojnë jashtëzakonisht shëndetin kardiovaskular dhe funksionojnë si antioksidantë. Rrjedhimisht ato ulin nivelet e kolesterolit.

Tërshëra

Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5% në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.

Spinaqi

Barishtet si spinaqi janë të pasura me luteinë, që ul rrezikun e atakut në zemër.

Shtoni të paktën 170 gramë spinaq ose barishte të tjera në sallata ose gatime të ndryshme dhe do të ndiheni më mirë./AgroWeb.org

The post Cilat Janë Ushqimet Që Funksionojnë Me Të Vërtetë Kundër Yndyrnave Në Gjak appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.