Mund të injektohen drejt e në trup, shkencëtarët krijojnë ‘ushtrinë’ e nanobotëve

Studiuesit po qarkullojnë miliarda nanobotë nëpër arteriet e gjakut në testet klinike për të parë nëse mund të përdoren për trajtimin e aneurizmave  të trurit, duke shpëtuar mijëra jetë çdo vit. Hemorragji të tilla që zakonisht shkaktohen nga një qeskë e mbushur me gjak në një arterie të trurit, mund të jenë fatale ose të […]

Shtator 10, 2024 - 10:15
 0
Mund të injektohen drejt e në trup, shkencëtarët krijojnë ‘ushtrinë’ e nanobotëve
Reklamë
Reklamë

Studiuesit po qarkullojnë miliarda nanobotë nëpër arteriet e gjakut në testet klinike për të parë nëse mund të përdoren për trajtimin e aneurizmave  të trurit, duke shpëtuar mijëra jetë çdo vit.

Hemorragji të tilla që zakonisht shkaktohen nga një qeskë e mbushur me gjak në një arterie të trurit, mund të jenë fatale ose të sjellin kriza dhe paralizë.

Metoda e re mund të shpëtojë mijëra jetë. Rreth 500.000 njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit nga ndërlikimet e aneurizmave në tru.

Reklamë
Reklamë

Studimi flet për një pikë në të ardhmen kur nanobotët mund të komandohet për të kryer detyra komplekse brenda trupit të njeriut si tejçimi i përcaktuar i barnave dhe riparimi i organeve në mënyrë minimalisht invazive.

Përmasat e tyre janë rreth 300 nanometër në diametër ose 1/20 e një qelize të kuqe gjaku. Nanobotët janë magnetikë dhe të krijuar për të transportuar ilaçet për çmpiksjen e gjakut në zonën e prekur nga aneurizmi.

Çdo robot vishet nga një shtresë mbrojtëse që shkrin në temperaturën e duhur duke lejuar çlirimin e kontrolluar të agjentit.

Burimet magnetike jashtë trupit  e bënin ‘ushtrinë’ e robotëve të mblidheshin brenda aneurizmit dhe të nxeheshin deri në pikën e shkrirjes duke çliruar një proteinë natyrale që bllokon aneurizmin. Sipas studimit, nanabotët mund të kryejnë të gjithë procesin pa u shpërndarë në zonat që nuk duhen duke treguar qartë sigurinë dhe efektivitetin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.