DINAMIKA/ Djemtë u zunë dje, baballarët u “sqaruan” me armë sot! Si ndodhi ngjarja e rëndë me dy viktima në Roskovec

Dy viktima të pafajshëm, ishte bilanci i kësaj të marte në vendin tonë. Lavdërim dhe Gramoz Kurtaj, vëllezër me njëri-tjetrin, humbën jetën në

Shtator 10, 2024 - 21:10
 0
DINAMIKA/ Djemtë u zunë dje, baballarët u “sqaruan” me armë sot! Si ndodhi ngjarja e rëndë me dy viktima në Roskovec
Reklamë
Reklamë

Dy viktima të pafajshëm, ishte bilanci i kësaj të marte në vendin tonë. Lavdërim dhe Gramoz Kurtaj, vëllezër me njëri-tjetrin, humbën jetën në vend pas plumbave që dolën nga kallashnikovi i Altin Kukës.

Ky i fundit, shkoi në lokalin që vëllezërit e kishin në pronësi dhe do sqarohej me ta, pas një konflikti që djali i autorit kishte me fëmijën e njerit prej viktimave. Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Kurjan ndodhi rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Reklamë
Reklamë

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, autori Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici, së bashku me armën e krimit.

Banorët të tronditur

Ngjarja e rëndë në fshatin Kurjan të Roskovecit, tronditi jo pak banorët e zonës, të cilët shprehen se asgjë nuk mund ta jutifikojë këtë që ndodhi. Sipas tyre, autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, madje kanë patur edhe marrëdhënie të mira.

Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri ga banorët e zonës.

E mora vesh në televizor, i kemi shokë. Viktimat ishin vëllezër, çuna të mirë.Edhe autori nga fshati është, aty matanë e ka shtëpinë. S’na ka ndodhur ndonjëherë këto gjëra, edhe një pulë kur vritet të dhëmb, jo më dy vëllezër”, tha një tjetër banor.

Pas gjithë kësaj tronditje, ajo që mbeti pas ishin lot trishtimi, dhe thirrjet e pafajshme të një fëmije, i cili këkronte babain e tij pas tragjedisë.

Shoqërimet në polici

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisarit djalin e autorit, që ishte edhe “molla e sherrit” që përfundoj në tragjedi.

Po ashtu, mësohet se janë shoqëruar edhe persona të tjerë, familjarë të viktimave dhe autorit, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Policia gjithashtu po heton për ndonjë konflikt të mëhershëm mes palëve, që u mbyll këtë të martë me dy të vrarë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.