“Çmimi” i drejtësisë, duhen rreth 4.5 miliardë lekë deri në vitin 2030

Edhe 4.5 miliardë lekë në emër të çuarjes para të reformës në drejtësi deri në vitin 2030. Me Strategjinë ndërsektoriale e hedhur në konsultim publik, ministria e Drejtësisë tregon drejtimet e shpenzimit të këtyre parave. “Në këtë strategji, ky qëllim politike siguron transparencë lidhur me veprimtarinë institucionale të organeve të drejtësisë për sistemin e drejtësisë. […]

Shtator 11, 2024 - 15:25
 0
“Çmimi” i drejtësisë, duhen rreth 4.5 miliardë lekë deri në vitin 2030
Reklamë
Reklamë

Edhe 4.5 miliardë lekë në emër të çuarjes para të reformës në drejtësi deri në vitin 2030. Me Strategjinë ndërsektoriale e hedhur në konsultim publik, ministria e Drejtësisë tregon drejtimet e shpenzimit të këtyre parave.

“Në këtë strategji, ky qëllim politike siguron transparencë lidhur me veprimtarinë institucionale të organeve të drejtësisë për sistemin e drejtësisë. Drejtësi e afërt me qytetarët, synon qasjen e publikut të gjerë në Reformën në Drejtësi, përgjatë viteve 2030 dhe garanton aksesin e publikut në informacion për sistemin e drejtësisë dhe në proceset e integrimit evropian.”

Pesë janë politikat që përbëjnë shtyllat e strategjisë së re me qëllim edhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Për “Konsolidimin e arritjeve të reformës në drejtësi” janë planifikuar të shpenzohen gati 450 milionë lekë dhe po aq edhe për “Forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe llogaridhënies.”, shkruan A2.

Reklamë
Reklamë

Politikës së tretë, asaj të “Rritjes së efikasitetit të institucioneve” i janë vënë në dispozicion gati 3 miliardë lekë. Pjesa tjetër e parave do të shkojnë për forcimin e cilësisë dhe garantimin e një drejtësie më afër me njerëzit, raporton A2.

“Hendeku financiar për të gjithë periudhën 2024-2030 është 476.3 milionë lekë ose 10.6% e kostove indikative. Për periudhën 2024-2026, buxheti i shtetit pritet të financojë 63.6% të kostove indikative  totale të zbatimit të planit, ndërsa 25.7% janë shpenzimet e planifikuara për periudhën 2027-2030.”

Sipas relacionit të projektligjit, 80 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve do kenë të paktën një vlerësim të plotë etik dhe profesional deri në fundin e vitit 2030.

Gjithashtu pritet zgjerimi i numrit të të burgosurve që do të përfshihen në aktivitete rehabilituese, ndërsa synohet edhe digjitalizimi tërësisht i sistemit të arkivave të gjykatave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.