Përkatësia partiake dhe sistemi i antivlerave!

Nga Liridona Beqiri* Politika shqiptare gjatë kohë vuan nga kanceri i kapadaillëkut, i metastazuar deri në palcë e asht dhe si i tillë po i’a merr frymën qytetarit. Nën vetëdijen tonë, jo për fajin tonë, forma më e lartë e qeverisjes është autoritarizmi i prijësit dhe grupacioneve, e gjitha kjo nga dominimi asfiksues i strukturave […]

Shtator 12, 2024 - 12:35
 0
Përkatësia partiake dhe sistemi i antivlerave!
Reklamë
Reklamë

Nga Liridona Beqiri*

Politika shqiptare gjatë kohë vuan nga kanceri i kapadaillëkut, i metastazuar deri në palcë e asht dhe si i tillë po i’a merr frymën qytetarit. Nën vetëdijen tonë, jo për fajin tonë, forma më e lartë e qeverisjes është autoritarizmi i prijësit dhe grupacioneve, e gjitha kjo nga dominimi asfiksues i strukturave politike gjithmonë më të centralizuara e aspak liberale e demokratike. Ky lloj i sundimit sjell vetëm rrënim politik, defaktorizim e shfrenim social, sikurse ka treguar historia edhe për vendet tjera më demokratike. Partitë tona politike janë shtigje të vështira psikologjike, në to futesh si entuziast e përfundon si pacient. Ka disa që përfundojnë edhe si viktima e më pas nga viktimizimi kthehen në agresor me alucinacione për sakrificën supreme që kanë bërë në ngitje (rënie) të partisë, glorifikim të vetes së tyre me hiperbolizime, një patologji e trashëri kjo e një retorike që i ka dalur boja. Të qenit i zgjedhur jo domosdoshmërisht të bën ekspert, aq më shumë që kriteret e përzgjedhjes duhet rishikuar e studijuar nga antropologë sepse antarsimi politik mundëson përzgjedhjen e “ekspertëve” të gabuar! Jetëgjatësinë partiake t’a siguron çdo anomali, çdo gabim e skandal i rradhës më  i rëndë se i mëhershmi, është bërë kusht ky, sa më shumë t’ia kalosh djallit në atë që bën, aq më gjatë qëndron aty. Partitë politike ushtrimin më të mirë intelektual që kanë bërë është partitokracinë, i cili në mënyrë konstante po i’a konsumon oksigjenin qytetarit me bindje të lira (nëse ende ka ndonjë të tillë), institucioneve, kushtetueshmërisë dhe demokracisë. Nga ky lloj i përkatësisë, njerëzit kanë humbur lidhjen me individualitetin dhe mendjet e tyre janë tërësisht të kolonizuara nga kreu totalitar. Gjithmonë të orientuar pro kursit të vlerave dhe sistemit të mertiokracisë, konkurrenca duhet të jetë pjesë e sistemit partiak sepse është nxitje për reformim dhe ripërmarsim por mbi gjitha reflektim.

Si asnjëherë më parë partitë tona politike, duke tejkaluar çdo përpjestim logjik, kanë nevojë për Ligjin universal të ndryshimit në drejtim të përmirësimit të sistemit, për një reformë kirurgjikale në mungesë të kuadrove te reja dhe demokracisë së brendshme funksionale, rindërtimin e ndërgjegjes politike sepse qartë kanë kuptuar që mbijetesa e tyre varet nga aftësia për t’u ripërtrirë e për nga nevoja për t’u diferencuar nga mbetjet e aktorëve të vjetër me nostalgji të tërthortë që ndër vitë kthyen veten në apostuj përballë popullit e që nga humbja e sensit për pushtet absolut, synuan ti bëhen shok edhe Zotit. Antitrupat natyror kundër këtij fenomenit gjenden padyshim tek profesionistët, tek rinia, ato që kanë guximin të heqin nga qafat e tyre tentakulat e oktapodit partitokratik, intelektualëve që kanë të pamundur të shkrijnë potencialin e tyre në llogore vendimmarrëse, që kur detektohen si të tillë nga interesat e klaneve dhe grykësia e tyre, marrin si përgjigje një JO kumbuese për çdo lloj levizje e baqallafaqim ideje. Një model konsumi që mbyt motivin , kreativitetin dhe shpirtin konkurrues. Ky s’është model evropian i preokupimeve hiper realiste të aktorëve të politikës. Mundësia e zhvillimit i duhet lënë kujtdo, ka ardhur koha që këto individë të formuar të integrohen më shumë në procese të cilave i’u është imponuar t’ju rrijnë larg nga kremi partiak të cilët vite me rradhë në dritë nxorrën vetëm karikaturën e demokracisë partiake dhe kurrë nuk u vetëriparuan nga devijimet dhe të metat që kanë.

Reklamë
Reklamë

Hapni krahun zotërinjë! Ka kohë që profilet tuaja kanë filluar rënien e lirë! Jeni shëndruar në krijesa politikisht patetike!
Hapni krahun, është detyrim dhe nevojë kombëtare!

E vërteta është që partitë kontrollojnë të rinjtë duke i shantazhuar ato në nevojat më jetike, që nga sigurimi i një vend pune! Asnjë parti politike nuk u kujdes të rris politikanë të mirëfilltë, të formojë sistem mentorial e shkolla politike brenda strukturave të tyre, të kalit politikanë të denjë të ardhëshëm, të trajtojë të rinjtë si pjesë përbërëse të proceseve integruese e si të tillë të rrisin komoditetin e ndjenjës së përkatësisë aty ku sundojnë vlerat dhe dalin në pah cilësitë  e gjithsecilit. Ideologjikisht të gjymtuar, të uzurpuar nga cdo çiltërsi, kështu ngjajnë këta të rinjë në këtë konfigurim, që për hir të rrethanaveve ndjehen dështak e ju mungon guximi i kundërvenies! Raportet mes partiakut dhe intelektualit gjithmonë kanë qenë të tendosura, kryqëzim vlerash në sistem antivlerash dhe tendencë inferioriteti.

Ç’farë nuk importohet e skllavërohet dot është dija dhe në këtë rrafsh të mendësive ekzistuese, një intelektual i bindur në sovranitetin e tij nuk duhet më të bëjë kompromise kur i hiqet ose i pengohet mundësia për të kontribuar, gjithmonë me intelekt e vlera të mirëfillta në shërbim të shoqërisë.
Rrisni alertin dhe kontraktoni me shqisa të mendësisë pa komplekse, jeni në kontrollë të fundamentit të rritjes tuaj sepse e ardhmja u takon atyre që i paraprijnë ardhmërisë së këtij vendi dhe ndryshimeve.

Resetoni ndjesinë e detyrimit në emër të qëndresës kombëtare! Të pranosh të keqen e të përqafosh ndryshimin është të asgjësosh çdo tendencë stilizuese që pengon të ardhmen në emër të së vjetrës së ligë!

*Ditar i njw shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.