Magjia e hapësirës: Shkrepjet më të mira nga konkursi i Fotografit Astronomik të Vitit
Fazat e Afërditës, Aurora Australis dhe Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor që kalon para diellit janë disa nga imazhet fituese të konkursit të Fotografit Astronomik të Vitit. Ryan Imperio është fituesi kryesor për shkrepjen e tij gjatë eklipsit diellor në 2023. “Rruazat Baily krijohen kur drita e diellit ndriçon mbi luginat dhe krateret në sipërfaqen e hënës […]
Fazat e Afërditës, Aurora Australis dhe Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor që kalon para diellit janë disa nga imazhet fituese të konkursit të Fotografit Astronomik të Vitit.
Ryan Imperio është fituesi kryesor për shkrepjen e tij gjatë eklipsit diellor në 2023.
“Rruazat Baily krijohen kur drita e diellit ndriçon mbi luginat dhe krateret në sipërfaqen e hënës duke ‘e thyer’ unazën e eklipsit dhe dallohen vetëm kur hëna hyn ose del nga një eklips. Janë shumë të vështira për t’u fotografuar për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër dhe kohës së saktë që nevojitet”.
Imperio u shpreh se nuk priste aspak të fitonte.
“Fotot e përzgjedhura çdo vit janë mahnitëse dhe jam i emocionuar e i nderuar që edhe fotoja ime është mes tyre”.
Në konkurs u paraqitën mbi 3500 foto nga 58 vende. Fotografitë fituese do të ekspozohen në Muzeun Kombëtar Maritime në Londër.
Ryan Imperio, SHBA – Kategoria e Diellit tonë, imazhet tregojnë hijet në sipërfaqen e hënës të shkaktuara nga një eklips.
Larryn Rae, Zelanda e Re – Kategoria Aurorae, shkrepje e Aurora Australis.
Gábor Balázs, Hungari – Kategoria e Hënës sonë, shkrepje e Gjirit të Ylbereve në sipërfaqen e hënës.
Bence Tóth dhe Péter Feltóti, Hungari – Kategoria e Galaktikës, shkrepje e NGC 5128 në Namibi.
Tom Williams, Angli – Kategoria e Njerëzve dhe hapësirës, shkrepje e siluetës së Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor përballë diellit.
Williams fitoi edhe kategorinë e Planetëve, kometave dhe asteroidëve me fazat e Afërditës.
Tom Rae, Zelanda e Re – Kategoria e Peizazheve qiellore, shkrepje e majave të luginës Tasman natën, me retë e hidrogjenit të Nebulës së Çamçakëzit që ka ngjyrë të kuqe në qendër.
Marcel Drechsler, Bray Falls, Yann Sainty, Nicolas Martino, Richard Galli – Bashkëpunuan për të shkrepur këtë foto të përbërë nga 3559 fragmente nga 260 orë të regjistruara në teleskopë në tre kontinente. Fotoja fitoi Kategorinë e Yjeve dhe nebulave.
Xin Feng dhe Miao Gong, Kinë – Fituan çmimin Sir Patrict Moore me imazhin e Nebulës së kokës së delfinit, shkrepja e të cilit mori 10 ditë.
Daniele Borsari, Itali – Fotografi i Ri Astronomik i Vitit me imazhin e Nebulës së Kalifornisë, NGC 1499 në yjësinë e Perseut, 1000 vite dritë larg Tokës.
Sergio Díaz Ruiz, Spanjë – Fitoi çmimin Annie Maunder për Inovacion Imazhi me foton ku Toka duket si planet alien.
What's Your Reaction?