“Pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë”/ Veriu i Shqipërisë mahnit vizitorët e huaj: Njerëzit janë shumë miqësorë

Në zonat turistike të veriut edhe gjatë shtatorit janë të pranishëm turistët e huaj. Një çift nga Polonia shprehet i mahnitur nga veriu i Shqipërisë. “Po udhëtoj me bashkëshortin tim Oskar nga Mali Zi në Shqipëri. Kemi vizituar malet tuaja. Keni një vend shumë të bukur. Vërtet e duam. Është hera e parë këtu. Janë […]

Shtator 14, 2024 - 16:05
 0
“Pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë”/ Veriu i Shqipërisë mahnit vizitorët e huaj: Njerëzit janë shumë miqësorë
Reklamë
Reklamë

Në zonat turistike të veriut edhe gjatë shtatorit janë të pranishëm turistët e huaj. Një çift nga Polonia shprehet i mahnitur nga veriu i Shqipërisë.

“Po udhëtoj me bashkëshortin tim Oskar nga Mali Zi në Shqipëri. Kemi vizituar malet tuaja. Keni një vend shumë të bukur. Vërtet e duam. Është hera e parë këtu. Janë pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë. Përveç vendeve turistike po shohim edhe ato të braktisura”, shprehen turistët për A2 CNN.

Bearta bashkë me bashkëshortin e saj Oskarin tregojnë për udhëtimin e tyre për herë të parë në Veri të vendit. “Shkuam në Theth. Një udhëtim në Lum në Valbonë. Do të shikojmë malin e Pashtrikut. Dhe më pas do të vendosim se ku do të shkojmë. Njerëzit janë shumë miqësor. Ne njohëm çifte njerëzish kur po ecnim. Na ndalonin dhe na pyesnin. Na ftonin për kafe. E dua çdo gjë këtu”.

Reklamë
Reklamë

Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit malor. Pikat si Valbona, Thethi, Lumi i Shalës dhe i Gashit apo Shtegu i Ngjyrave dhe Tunelet nëntokësore kanë qenë më të preferuarat për turistët polakë, të cilët kanë kryesuar listën e turistëve të huaj që vizitojnë veriun e Shqipërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.