Deputetja koservatore: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e Veriut, Britania urgjent të fokusohet te Ballkani

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar pas masave që Serbia i shpalli si reagim ndaj veprimeve të Kosovës në Veri. Të premten, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi që në pjesën veriore të Kosovës të kthehet “gjendja e mëparshme” duke kërkuar kthimin e policëve në detyrë, të gjyqtarëve e prokurorëve, pagesat […]

Shtator 14, 2024 - 21:15
 0
Deputetja koservatore: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e Veriut, Britania urgjent të fokusohet te Ballkani
Reklamë
Reklamë

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar pas masave që Serbia i shpalli si reagim ndaj veprimeve të Kosovës në Veri.

Të premten, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi që në pjesën veriore të Kosovës të kthehet “gjendja e mëparshme” duke kërkuar kthimin e policëve në detyrë, të gjyqtarëve e prokurorëve, pagesat me dinarë, lirimin e “të burgosurve politikë” siç i quajti ai serbët e burgosur për shkak të dhunës në Veri kur atje ishin vendosur barrikada.

Ai po ashtu kërkoi themelimin urgjent të Asociacionit, pa të cilin tha se s’ka bisedime.

Reklamë
Reklamë

Duke reaguar në “X”, deputetja britanike shprehet se pas deklaratave të Vuçiç, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Ajo thekson se Vuçiç po përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës.

“Pas deklaratave të mbrëmshme të Presidentit Vuçiç, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë). Vuçiç po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran.

Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, njerëzit e Kosovës së Veriut dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste”, ka shkruar ajo në X.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.