“Palët të ulen në dialog”, Stano: Inkurajojmë riintegrimin e serbëve në institucione
Bashkimi Europian ka reaguar pas masave dhe kërkesave që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paraqiti ndaj Kosovës. Zëdhënësi Peter Stano iu kërkoi të
Bashkimi Europian ka reaguar pas masave dhe kërkesave që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paraqiti ndaj Kosovës.
Zëdhënësi Peter Stano iu kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialogun, ndërsa përshëndeti kërkesën e Vuçiç për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Stano tha gjithashtu se BE vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
“Marrëveshjet e dialogut i parashikojnë hapat dhe procedurat që kjo të bëhet e mundur”, ka thënë Stano.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të udhëtojnë gjatë javës në Bruksel megjithëse nuk është i konfirmuar ende një takim tre palësh. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?