Tensionet Kosovë-Serbi, zhvillohet sot takimi mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviç
Dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të takohen këtë të martë (17 shtator) në Beograd në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rifillimit të procesit të dialogut. Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e nisin ditën me takimet e ndara me emisarin evropian për dialog Miroslav […]
Dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të takohen këtë të martë (17 shtator) në Beograd në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rifillimit të procesit të dialogut.
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e nisin ditën me takimet e ndara me emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak, i cili më pas do organizoj takimin trilateral.
Në takim, siç tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, do të diskutohet për rrugën e përparimit në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështje të tjera që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kujtojmë se vendimi i Kosovës për hapjen e urës mbi Ibër, mbyllja e filialeve të posatave serbe në veri të vendit, ndalimi i përdorimit të dinarit serb, kanë thelluar edhe më tej hendekun mes dy vendeve, duke sjellë ‘përplasje” në distancë mes Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurtit.
Pak ditë më parë emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak u takua me kryenegociatorët e dy vendeve, të cilëve iu përsëriti nevojën që palët t’i përmbahen pakteve të mëhershme, që do të përmirësonin raportet shtetërore Kosovë–Serbi. Beogradi këmbëngul se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës, edhe pse kjo parashikohet të jetë konkluzioni i Marrëveshjes në Ohër në mars 2023.
/a.r
What's Your Reaction?