Google fiton një betejë ligjore, Gjykata e BE-së anulon gjobën me vlerën e 1.49 miliardë eurove
Kompania Google ka fituar një betejë ligjore ndaj një gjobe prej 1.49 euro që komisioni evropian pati vendosur ndaj saj pesë vite më parë për shkelje të rregullave antitrust. Gjykata e përgjithshme e BE-së anuloi të mërkurën vendimin e komisionit që shënjestroi një pjesë të biznesit reklamues të Google, klauzolat në kontratat me faqet e […]
Kompania Google ka fituar një betejë ligjore ndaj një gjobe prej 1.49 euro që komisioni evropian pati vendosur ndaj saj pesë vite më parë për shkelje të rregullave antitrust. Gjykata e përgjithshme e BE-së anuloi të mërkurën vendimin e komisionit që shënjestroi një pjesë të biznesit reklamues të Google, klauzolat në kontratat me faqet e internetit , palë të treta, përmes të cilave organi ekzekutivi i bllokut pretendoi se Google kishte abuzuar me dominimin e tij në treg duke ndaluar rivalët e tij të vendosnin reklama të motorëve të tyre të kërkimit në këto faqe interneti.
Kur vendosi gjobën në 2019-ën, komisioni evropian u shpreh se sjellja e Google reduktonte mundësitë e zgjedhjeve për reklamuesit dhe pronarët e faqeve të internetit dhe rezultoi në çmime me të larta tek konsumatorët.
Por gjykata e përgjithshme evropiane u shpreh se organi ekzekutiv I bllokut kishte kryer gabime kur vlerësoi klauzolat në fjalë, se kishte dështuar të tregonte se kontrata e Google kishin penguar inovacionin, dëmtuar konsumatorët apo kishin ndihmuar kompaninë të fuqizonte pozicionin dominues në tregjet e reklamave të kërkimit online.
Vendimi i gjykatës së përgjegjshme ndërkohë mund të apelohet në gjykatën e drejtësisë, që është edhe më e larta e bllokut. Javën e shkuar kompania humbi përfundimisht një betejë ligjore ndaj një tjetër gjobë prej 2.42 miliardë eurosh që komisioni kishte vendosur ndaj saj për shkelje të rregullave të konkurrueshmërisë.
/a.r
What's Your Reaction?