Zemra shkaku kryesor, vdekjet e papritura ndodhin edhe tek të rinjtë

Rreth 50 persona për 100 mijë banorë humbin jetën nga vdekjet e papritura. Zemra është shkaku kryesor I këtyre fataliteteve që më së shumti ndodhin tek meshkujt. Mjekët kardiologë thonë se humbjet e papritura të jetës mund të ndodhin edhe moshat e reja, ku në 80% të këtyre rasteve është i fshehur një problem kardiak. […]

Shtator 19, 2024 - 17:40
 0
Zemra shkaku kryesor, vdekjet e papritura ndodhin edhe tek të rinjtë
Reklamë
Reklamë

Rreth 50 persona për 100 mijë banorë humbin jetën nga vdekjet e papritura. Zemra është shkaku kryesor I këtyre fataliteteve që më së shumti ndodhin tek meshkujt.

Mjekët kardiologë thonë se humbjet e papritura të jetës mund të ndodhin edhe moshat e reja, ku në 80% të këtyre rasteve është i fshehur një problem kardiak.

Vdekjet e papritura mund të ndodhin edhe në njerëz të shëndetshëm. Ato mund të paralajmërojnë me shenja ose jo, por në shumicën e rasteve shanset për rikthimin në jetë të pacientit janë të pakta.

Reklamë
Reklamë

Duhani, alkooli, stresi, jeta sendetare dhe historitë familjare janë faktorët që po ndikojnë në rritjen e problemeve të zemrës. Edhe për personat që ndihen të shëndetshëm, mjekët rekomandojnë kontrolle periodike mbi moshën 40 vjeç.

Në mbarë botën sëmundjet e zemrës zënë vendin e parë për sëmundshmërinë por edhe vdekshmërinë në popullatë. Vetëm vitin e kaluar në QSUT janë regjistruar 1900 urgjenca kardiake nga infarktet ku një pjese e tyre kanë përfunduar me humbje jete.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.