Shitjet online, akomodimi dhe biznesi ushqimor po mbizotërojnë tregtinë elektronike

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që një numër i lartë biznesesh ti drejtojnë shitjet e tyre në platformat online. 24.5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara për tregti të produkteve. Ky tregues ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 9.7%, krahasuar me vitin 2023. “Duam s’duam kompanitë do jenë […]

Shtator 20, 2024 - 19:10
 0
Shitjet online, akomodimi dhe biznesi ushqimor po mbizotërojnë tregtinë elektronike
Reklamë
Reklamë

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që një numër i lartë biznesesh ti drejtojnë shitjet e tyre në platformat online. 24.5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara për tregti të produkteve. Ky tregues ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 9.7%, krahasuar me vitin 2023.

“Duam s’duam kompanitë do jenë prezent në internet. Kanë investuar në departamentin e marketingut”, shprehet për A2 eksperti Edmond Liçaj.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 45,3 %, pasuar nga aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 38,0 % dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë me 36,2 %.

Reklamë
Reklamë

“Në lidhje me raportin Shqipëria gjithmonë ka qenë në rritje por të ulëta dhe jo premtuese për biznesin. Është skeptik në përdorimin e teknologjisë. Numri i ulët i specialistëve të IT është 29.7% ndërkohë që në tregun shqiptar është numër i lartë IT që diplomohen në 10 vitet e fundit dhe e zgjedhin këtë profesion”, thekson eksperti Liçaj.

Ndonëse kanë akses në internet, përfaqësohen nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale por kryejnë edhe shitje, a është kjo teknologjia që duhet të kenë bizneset shqiptare për tu zhvilluar?

“Teknologji nuk është faqe internet, rrjete sociale. Janë sisteme menaxhimi, optimizmi i proceseve, pajisjet smart, softwer për procese të kompanive. Të investojnë në infrastrukturë në fushën e teknologjisë. Kemi kompani të mëdha që kanë infrastruktura të vjetra. Ky e tkurr biznesin e frikëson. Pjesa e dytë kalimi i të dhënave në cloud. Kushton por është i sigurt”, citon A2 Liçajn.

Sipas INSTAT ruajtja e të dhënave të bizneseve në sisteme të tilla janë përdorur vetëm nga 30% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.