Vaksinimi ndaj fruthit bie në 71% me dozë të parë, inspektorati kontrolle në shkolla për fëmijët

Vaksinimi I fëmijëve është kusht për regjistrimin në shkolla , kopshte apo çerdhe por duket se një nga vaksinat, ajo Fruth-Rubeolës dhe Parotit vijon të mbetet e shtyrë në kohë nga prindërit duke sjellë për pasojë një mbulesë vaksinale shumë të ulët me dozë të parë. Të dhënat zyrtare flasin se vetëm 71% e fëmijëve […]

Shtator 21, 2024 - 16:55
 0
Vaksinimi ndaj fruthit bie në 71% me dozë të parë, inspektorati kontrolle në shkolla për fëmijët
Reklamë
Reklamë

Vaksinimi I fëmijëve është kusht për regjistrimin në shkolla , kopshte apo çerdhe por duket se një nga vaksinat, ajo Fruth-Rubeolës dhe Parotit vijon të mbetet e shtyrë në kohë nga prindërit duke sjellë për pasojë një mbulesë vaksinale shumë të ulët me dozë të parë. Të dhënat zyrtare flasin se vetëm 71% e fëmijëve të grup moshës 12 muaj janë të vaksinuar

Në janar të këtij viti, parë xhepat e krijuara nga mos vaksinimi, solli për pasojë shpërthim të Fruthit pasi në shkolla e kopshte ishin pranuar fëmijë të pa vaksinuar, situatë kjo që mund të përsëritet nëse prindërit nuk nxitojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre

Evidencat e shërbimit epidemiologjik do t’i kalohen Inspektoratit shëndetësor I cili do të fusë nën kontroll të gjithë shkollat , kopshtet dhe çerdhet që kanë pranuar fëmijë të vaksinuar

Reklamë
Reklamë

Pandemi lëkundi shumë besimin te kalendari I vaksinave, pasoja që po ndihen edhe sot. Edhe vaksina e Pneumokokut që bëhet në të njëjtën periudhë me MMR ka pësuar një rënie .Në disa raste prindërit e bëjnë këtë vaksinë të ndarë nga MMR gjë që nuk është e këshillueshme nga epidemiologët.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.